Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marijana Nikollova: Politika jonë demografike është e drejtuar ndaj të gjithë popullsisë në Bullgari

Foto: BGNES

Zëvendëskryeministrja mbi politikën ekonomike dhe demografike Marijana Nikollova mori pjesë në Takimin e nivelit të lartë për politikën demografike në kryeqytetin hungarez Budapest. Në fjalimin e vet në forum zëvendëskryeministrja shënoi përpjekjet serioze të vendit tonë në përgjigje të ndryshimeve demografike, si dhe se politika demografike e shtetit  është e drejtuar ndaj gjithë popullsisë së Bullgarisë. Nikollova nënvizoi  synimin e qeverisë për sigurimin e mundësive më të shumta dhe të resursit financiar për riprodhimin e asistuar. Përveç drejt rritjes së normës së lindjeve, politika demografike e shtetit është e orientuar dhe drejt rritjes së cilësisë së resurseve njerëzore, vuri në dukje zëvendëskryeministrja.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

1.2 miliardë leva më shumë fonde për Fondin Kombëtar të Sigurimeve Shëndetësore, rritje 8-9% e pensioneve vitin e ardhshëm

Fondi Kombëtar i Sigurimeve Shëndetësore do të mund të shpenzojë 1.2 miliardë leva (613.5 milionë euro) më shumë për personat me sigurime shëndetësore vitin e ardhshëm, parashikon projektbuxheti i Këshillit Mbikëqyrës. Kontributi shëndetësor mbetet 8% e të..

botuar më 24-12-09 12.01.MD

MPJ: Pesëmbëdhjetë bullgarë do të largohen sa më shpejt nga Siria

Sa më shpejt që të jetë e mundur, do të sigurohet largimi i sigurt i 15 bashkatdhetarëve tanë që kanë kërkuar të largohen nga Siria, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme. Ambasada jonë në Damask është në kontakt të vazhdueshëm me qytetarët bullgarë dhe..

botuar më 24-12-09 11.01.PD
Nënpresidentja Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova: Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme

Nënpresidentja Ilijana Jotova shprehu shpresën se forcat parlamentare do të bëjnë gjithçka për të mbledhur maxhorancën për të formuar një kabinet. “Bullgaria ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme”, tha ajo në qytetin e Panagjurishtes, ku ishte me rastin..

botuar më 24-12-09 8.54.PD