Kryetarja e Kuvendit Popullor bullgar Cveta Karajançeva dhe kryetari i Parlamentit Evropian David Sassoli inaugurun në PE në Bruksel ekspozitën kushtuar “140-vjetorit të mbledhjes së Kuvendit kombëtar të Veliko Tërnovos dhe pranimit të Kushtetutës së parë të Tërnovos”. “Shumë nga njerëzit që kanë marrë pjesë në hartimin e Kushtetutës së parë bullgare e kanë njohur Evropën dhe kanë udhëtuar shumë në të” – tha Karajançeva dhe kujtoi se ndikim të drejtpërdrejt në të kanë pasur kushtetuta e atëhershme belge, Deklarata franceze për të Drejtët e Njeriut dhe Deklarata e Pavarësisë së Sheteve të Bashkuara të Amerikës.
Kushtetuta e Principatës Bullgare, e njohur si Kushtetuta e Tërnovos, është kushtetuta e parë e Bullgarisë , e pranuar më 16 prill 1879 nga Kuvendi kombëtar i Veliko Tërnovos në kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo pas Çlirimit të vendit tonë nga sundimi turk në vitin 1878.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..