Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tsar Samuill – fshati me shalqinjtë më të ëmbël

Foto: BGNES

“Deri më 80% është pjesa  e frutave dhe perimeve të importuara në tregun bullgar dhe gjatë kësaj vere”, thotë në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Bullgare kryetarja e Bordit Drejtues të Bashkimit Kombëtar të Kopshtarëve në Bullgari Marijana Milltenova. Për shkak të breshërit dhe më vonë të thatësisë gjatë muajit gusht, çmimet e frutave dhe të perimeve në treg janë të larta.

Fshati i qarkut të qytetit Silistra – Tsar Samuill është një shembull për këtë sesi prodhimi bujqësor mund të ndryshohet sipas kushteve, konsumit dhe kërkimit. Deri përpara disa vjetëve fshati qe lider në rritjen e duhanit nga llojet Bërlej dhe Virxhinia. Por, për shkak të çmimeve të ulëta blerëse dhe problemeve me realizimin e prodhimit, fermerët hoqën dorë nga duhani dhe i zgjeruan kopshtet e veta me kajsi. Kurse në arët përgjatë bregut të Danubit, ku ujitja është e mundur, u paraqitën bostane pa fund me shalqi me lëng. Në rajon fshati Tsar Samuill filloi të lavdërohet si “fshati me shalqinjtë më të ëmbël”. Por, për pronarët vendas kjo qe e pamjaftueshme. Krahas me prodhimin e kajsive, shalqinjve, pjeshkave dhe qershive, prodhimi i perimeve po gjithashtu është në zhvillim e sipër. Për një kohë shumë të shkurtër u paraqitën serra, në të cilat dimër dhe verë  rriten tranguj, domate, sallatë jeshile, që shiten në tregjet e Bullgarisë Verilindore.

 Nuri Ismaill nga fshati Tsar Samuill është një kopshtar trashëgimor. Në stinën e turshive dhe të ljutenicës /një lloj salce të bërë me speca dhe domate/ e takojmë në tregun e perimeve në qytetin e afërt Kubrat. Bashkë me bashkëshorten e tij Ajshe shesin domate, patëllxhanë, speca djegëse, kastravecë e tjera:

Nuri Ismaill dhe bashkëshortja e tij Ajshe. Foto: Shevkie Çakër“Babai im është themeluesi i kopshtarisë në fshat. Përpara afro 45 vjetëve ai i pari filloi të rrisë perime aty – tregon Nuri Ismaill dhe shton. Sot unë po e vazhdoj këtë traditë. E zëvendësova profesionin tim të një punuesi të drurit dhe tani prodhimi i perimeve është mënyra e jetesës së familjes sonë. Kopshtaria kërkon punë dhe këmbëngulje, kurse faktori më i rëndësishëm është ujitja. Fermeri nuk di pushim as gjatë dimrit as gjatë verës. Çmimet në fshara dhe në qytete e vogla nuk janë aq të larta si në Sofje. Rrisim një varietet bullgar të domateve të quajtur “Magjia bojë rozë”. Për herë të parë sivjet i shesim domatet tona me çmim 2 leva e gjysmë (rreth 1,25 euro). Deri tani çmimet kanë qenë gjithmonë rreth 20 qindarka (0,10 euro) për kilogram. Çdo vit në këtë kohë, kur përgatiten zajret, çmimet bien mjaftë , por sivjet për shkak të shirave, të breshrit dhe të thatësisë së madhe gjatë muajit gusht, çmimet në vend që të bien, ngrihen. Po e shes prodhimin tim kryesisht në tregjet në qytetet Tutrakan dhe Kubrat.

Problemi më i madh në këtë pjesë të Dobruxhës është mungesa e ujit. Pavarësisht se fshati gjendet në rreth 10 kilometra nga lumi Danub, sistemet vaditëse nga periudha e socializmit janë të shkatërruara, kurse për shkak të tokave gëlqerore uji këtu gjendet në një thellësi të madhe. Nuri Ismaill ka gërmuar një pus në oborrin e tij, gjë e cila i ka kushtuar 10 mijë leva. Me ndihmën e fëmijëve të vet prodhon perime, por thotë se të rinjtë nuk kanë dëshirë  të merren me kopshtari. Pyetjes se sa nga frutat dhe perimet në tregun në qytetin Kubrat janë bullgare, Nuri Ismaill përgjigjet:

Rreth 20% janë fruta dhe perime bullgare. 80% të tjerat janë importuar nga Rumania, Turqia, Greqia. Këta, të cilët shesin prodhime më të pakta janë prodhuesit agrarë bullgarë, kurse shikoni banakët e tjerë – me sasi të mëdha speca, domate e perime të tjera. Këta janë tregtarët. Cili është shkaku i këtij ndryshimi? Fshatrat tona po shpopullohen, të rinjtë kërkojnë punë jashtë, kurse puna fshatare nuk i tërheq, sepse ajo kërkon kohë, dëshirë dhe përpjekje të vazhdueshme.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD
Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD