Ministri i brendshëm Mlladen Marinov dhe kryetari i Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare Dimitër Georgiev informuan Parlamentin në Sofje për akuzat ndaj kryetarit të lëvizjes “Filorusët” Nikollaj Malinov për spiunim në favor të Rusisë.
Mlladenovi informoi se në lidhje me këtë çështje janë ndalur përkohësisht tetë veta dhe janë bërë kontrolle dhe sekuestrime në territorin e qyteteve Sofje, Pernik dhe Breznik (Bullgari Perëndimore).
Georgievi pohoi se me ndihmën financiare të shtetasve rusë, me të cilët Malinovi ka mbajtur lidhje, janë financuar nisma me qëllim imponimin e politikave të caktuara në Bullgari. Njëri prej këtyre shtetasve është përfshirë në listat e sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së për veprime kundër tërësisë territoriale të Ukrainës, tjetri është një oficer i rangut të lartë të inteligjencës ruse. Gjatë udhëtimeve të shumta të Malinovit në Rusi ai ka marrë nga këta persona udhëzime, në disa raste dhe mjete financiare. Ka përpiluar raporte në gjuhën ruse për domosdoshmërinë për riorientimin gjeopolitik të Bullgarisë.Të enjten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në zonat lindore - deri në minus 8°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Gjatë ditës do të mbajë vranësira edhe në Bullgarinë Lindore dhe në pjesën më të madhe të vendit. Deri në..
Bullgaria po punon për zbatimin e projekteve kyçe që do ta bëjnë vendin një faktor të rëndësishëm energjetik. Kjo u bë e qartë nga deklarata e ministrit të energjisë Zheço Stankov në Forumin e Gjashtë Delphi në Uashington. Pjesë e kësaj politike janë edhe..
Këshilli i Ministrave miratoi Udhërrëfyesin për përfundimin e autostradës “Struma”. Sipas planit të hartuar në shkurt 2025, do të zhvillohet një procedurë e shpalljes së prokurimit publik për projektin konceptual për pjesën e papërfunduar Simitli - Kresna...
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..