Athina përkrah aderimin e Bullgarisë në Hapësirën Shengen, tha ministri i punëve të jashtme i Greqisë Nikolaos Dendias në Sofje në takimin me homologen e tij bullgare Ekaterina Zaharieva. Të dy ministrat janë të mendimit se Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet në drejtim të Ballkanit Perëndimor dhe nënvizuan domosdoshmërinë për respektimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura me shtetet-kandidate për anëtarësim.
“Greqia është një partnere strategjike, kurse formati katërpalësh – Bullgaria, Greqia, Rumania dhe Serbia, punon shumë mirë”, nënvizoi Kryeministri Bojko Borisov gjatë bisedimeve me diplomatin e parë grek. Borisovi bëri thirrje për përshpejtimin e ndërtimit të interkonektorit të gazit Bullgari-Greqi, paratë për të cilin janë siguruar plotësisht. Kryeministri diskutoi me Dendias dhe projekte të tjera dypalëshe ekonomike.
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...
Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..
Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..