Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria kërkon ndërprerjen e marrëveshjes së paleverdishme me termocentralin amerikan

Termocentrali "Maritsa Iztok 3"
Foto: BGNES

Qeveria i dha mandat ministres së energjetikës Temenuzhka Petkova për negociata me kompaninë “Contur Global” për ndërprerjen e marrëveshjes për blerjen e korrentit nga ana e shtetit. Marrëveshja për blerjen e energjisë elektrike nga shteti me çmime të llogaritura pa respektuar parimet e tregut të lirë është lidhur në vitin 2001 ndërmjet “Kompanisë Elektrike Kombëtare” dhe “Contur Global Maritsa Iztok 3”.

Motivi për ndryshimin e kërkuar është vendimi i Komisionit Evropian për hapjen e çështjes gjyqësore kundër Bullgarisë për shkeljen e ambientit të konkurrencës. Sipas rregullave të BE-së marrëveshja në fjalë në fakt është ndihmë nga ana e shtetit bullgar për një kompani private – një praktikë që nuk lejohet në BE. Ankesa ishte paraqitur në Bruksel nga organi shtetëror i mbikëqyrjes – Komisioni i Kontrollit të Energjisë dhe Ujit.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Avioni i dytë luftarak bullgar F-16 tashmë fluturon për në Bullgari

Avioni i dytë luftarak F-16 do të vijë në Bullgari brenda disa ditësh, tha ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov në një leksion para studentëve në Universitetin e Bibliotekës dhe Teknologjive të Informacionit. "Fluturimi i këtyre avionëve nuk është..

botuar më 25-04-29 11.39.PD

Biznesi polak dëshiron autostrada dhe ura të reja për të lidhur Bullgarinë me Rumaninë

Perspektivat për nxitjen e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve midis Bullgarisë dhe Polonisë, u diskutuan nga presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë Polako-Bullgare. Rumen Radev theksoi rëndësinë e turizmit detar,..

botuar më 25-04-29 10.56.PD

Parashikimi i motit për 29 prillin

Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 6 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 5°. Do të formohen ngrica vende-vende në luginat e 8 rretheve të gjysmës lindore të vendit. Pas mëngjesit të freskët, gjatë ditës do të ketë diell në të..

botuar më 25-04-28 7.40.MD