Mungesa e kuadrove në fushën e turizmit është shkaku për hapjen e një specialitetit të ri në Kolegjin e Turizmit pranë Universitetit të Burgasit. Që nga ky vit e këtej atje do të përgatiten udhërrëfyes. Ata do të mësojnë teori të veprimtarisë së turoperatorëve, por do të kenë dhe mësime praktike. Studimet e udhërrëfyesve do të vazhdojë 3 vjet, ndërsa theksi do të jetë tek përvetësimi i aftësive praktike. Tashmë është fakt dhe marrëveshja e parë për veprimtari të përbashkët me një objekt konkret turistik – kjo është Bashkia Sredec, në territorin e së cilës ndodhet qyteti antik i Mesjetës “Deultum”. Aktualisht ky është rezervat arkitekturor, i njohur si kolonia më e vjetër romake në trojet bullgare.
Klima e butë, ngjarje kulturore dhe mundësi për të njohur traditat vendase – këto janë vetëm disa nga arsyet pse vjeshta është koha më e përshtatshme për të vizituar Sofjen, raporton portali i njohur italian i udhëtimeve siviaggia.it , i cili së..
Vetëm 37 km nga qyteti i dytë më i madh në Bullgari – Plovdiv , dhe njëqind kilometra në juglindje të Sofjes ndodhet Pazarxhiku piktoresk. Pozicioni i favorshëm gjeografik i qytetit të lashtë është arsyeja se pse rrugët e rëndësishme tregtare..
Në sfondin e shkëmbinjve të pjerrët të Grykës së lumit Iskër, fshati Ljutibrod po shndërrohet në një simbol të turizmit të verës në Bullgari. I njohur më së shumti për Ritlite – një fenomen natyror që shënon hyrjen në rajonin veriperëndimor të..