Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tramvaji i parë në kryeqytet - çudia me të cilën filloi shekulli i 20 bullgar

Foto: bulgarianhistory.org

Drita e rrugëve të elektrifikuara dhe e shtëpive ndriçoi rrugën në shekullin e njëzet  të kryeqytetit të ri bullgar Sofja. Mirëpo, shekulli i ri u shënua edhe me një ngjarje tjetër epokale – nisja e tramvajit të parë.

Fjala “çudi” për tramvajin e mirë të vjetër mund të tingëllojë në mënyrë ironike  në kontekstin e teknikës së sotme. Por duhet të shënohet se Sofja (deri në vitin 1878 qendër rrethi në Perandorinë feudale Osmane) në sferën e teknologjive nuk mbeti shumë prapa nga qytetet e mëdha perëndimore. Për shembull, korrenti në kryeqytetin bullgar nisi gjatë vitit 1900, 18 vjet pasi Tomas Edisën elektrifikoi një pjesë prej Nju Jorkut. Zhvillimi i shpejt  i Bullgarisë ishte një prioritet, i cili erdhi me revolucionin e saj demokratik, siç ishte në fakt Çlirimi gjatë vitit 1878.

“Dje banuesit e kryeqytetit qenë dëshmitarë të një dukurie të re të përparimit botëror - tramvaji i parë kaloi pothuajse përmes të gjithë rrugës Vitoshka /bulevardi i sotëm qendror “Vitosha”/. Kështu një gazetë nga fillimi i shekullit të kaluar e përshkroi çudinë e teknikës, e cila u bë fakt më 1 janar 1901. Vagoni i parë ka lëvizur nga stacioni deri në qendër të kryeqytetit, ka ndaluar me dëshirë të udhëtarëve dhe bileta ka kushtuar sa një birrë. Kupetë kanë qenë të ndara në klasë të parë e të dytë - elita e qytetit ka udhëtuar në një kupe me dantella dhe zbukurime nëpër dritaret dhe vendet për t’u ulur, kurse njerëzit e thjeshtë në masë janë ulur mbi stola prej druri.

Në fillim njerëzit i kanë shikuar me çudi tramvajet, sepse ky ka qenë një mjet transporti, i cili ka qenë elektrik dhe ka lëvizur vetë, pa u tërhequr prej kafshëve - tregon Viktor Çaushev nga shoqëria “Transporti urban dhe infrastruktura”. Bile fillimisht kanë pasur frikë të hipin dhe kanë pritur ndonjë tjetër përpara tyre të provojë të hipë. Kurse shkrimtari Ivan Vazov përshkruan sesi të pasurit u kanë dhënë nga disa stotinka /qindarka/ fëmijëve nga familjet më të varfra që të mund t’i hipin që të shikojnë nëse nuk ka ndonjë rrezik.

Foto: arkivShfaqjen e tramvajeve ia dedikojmë kryetarit të bashkisë Dimitër Petkov, i cili gjatë mandatit të tij /1888-1893/ ka kontribuuar për realizimin e planeve të para për elektrifikimin e kryeqytetit dhe të koncesioneve të para. Më vonë /nga fundi i vitit 1898/ shoqata belge “Tramvaje elektrike” për 2 vjet ka arritur të ndërtojë 25 kilometra rrugë me shina.

Një fakt interesant është se edhe atëherë koncesionet kanë qenë fryt i debateve të zjarrta në bashki, aq më tepër  se në rastin konkret ka pasur kandidatë të shumtë dhe natyrisht, lobistë - thotë Viktor Çaushev. Arkiva e shtetit ruan dëshmi sesi është zhvilluar koncesionimi, fjalime interesante, akuza për lobim dhe korrupsion. Por, në fund të fundit çdo gjë ka përfunduar mirë, sepse rezultati ka qenë i dukshëm në një periudhë shumë të shkurtër dhe në sajë të tramvajeve Sofja ka filluar t’i përngjajë një kryeqyteti me të vërtetë evropian.

Ndërtimi i tramvajeve bullgare ka filluar gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar - në bazë të modelit të atyre të importuara nga Gjermania. Shembujt më të mirë janë të prodhuar pas Luftës së Dytë Botërore, kurse më vonë janë ndërtuar dhe vagonë të rinj të projektuar, por teknikisht larg nga arritjet në botë, sipas Viktor Çaushevit. Sot nuk kemi prodhim dhe i gjithë parku i tramvajeve është i importuar – me cilësi të ndryshme, modele, ngjyra.  

Kjo është çështje perceptimi - komenton Viktor Çaushev. Problemi është se nuk bëhen përpjekje që tramvajet të unifikohen si dizajn dhe ngjyrë, që të mund të pakësohet ndikimi i dëmshëm vizual mbi mjedisin qytetar. Por, nga ana tjetër, ekzistenca e kaq shumë vagonëve është një premisë e mirë që pas kohe të kemi një park prej tramvajeve historike. Në qoftë se kemi një muze interesant të transportit, kjo do t’i japë një mbivlerë më të madhe shërbimit turistik, të cilin mund ta propozojë Sofja.

Një muze eventual do të mund të ruajë pamjet historike të cilat tani zënë ndryshk nëpër depo. Por, pavarësisht dhe me një prani njëshekullore, tramvaji nuk e ka shterur rolin e vet.

Problemi është se ky shërbim nuk është modernizuar - thotë akoma Viktor Çaushev. Tramvajet mund të transportojnë pothuajse po kaq udhëtarë, sa dhe metroja – nëpër rrugët e formuara apostafat për tramvaje - dhe kjo mund të shikohet për shembull në Çeki dhe në Gjermani. Sofja ka vende të shumta, ku transporti i tramvajeve duhet të zhvillohet dhe njerëzit të mund të shërbehen në mënyrë shumë më efektive, sesa të ndërtojmë metro. Tramvajet do të shtojnë  mjaftë udhëtarët në transportin urban dhe do të pakësojnë mjaftë trafikun në qytet, sepse metroja nuk mund të kalojë kudo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva





Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD

Për herë të parë që nga viti 1985, në vendin tonë ka një rënie pothuajse zero të popullsisë

Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..

botuar më 24-11-12 7.05.PD