Ministri rus i industrisë dhe tregtisë Denis Manturov, i cili është bashkëkryetar i Komisionit Ndërqeveritar Bullgari-Rusi për bashkëpunim ekonomik, shkencor dhe teknik deklaroi se skandali i fundit i spiunimit në Sofje nuk do t’i ndikojë marrëdhëniet bilaterale. Kazusi me kryetarin e lëvizjes “Filorusët”, i cili ishte akuzuar për spiunim në favor të Rusisë, nuk është diskutuar në takimin e Komisionit në qytetin bregdetar Varna.
Bashkëkryetarija bullgare e Komisionit Temenuzhka Petkova, e cila është Ministre e energjetikës, komentoi nga ana e vet se pas kësaj mbledhjeje të suksesshme nuk ka se si të flitet për skandal spiunimi dhe çështja është mbyllur.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..