Lidhur me ashtuquajturin “skandal të spiunimit”, në të cilin kryetari i lëvizjes “Filorusët” në Bullgari ishte akuzuar për spiunim në favor të Rusisë, Zv.Kryeministri dhe Ministri i mbrojtjes Krasimir Karakaçanov deklaroi se kundërinteligjenca bullgare i ndjek të gjitha përpjekjet e faktorëve të huaj, pavarësisht a bëhet fjalë për shtete apo për subjekte të tjera, të cilat synojnë ndërhyrje në politikën e brendshme të vendit.
Supozohet se veprimtari të tillë po zhvillon Rusia, e cila për shkak të tensionit në Detin e Zi, Krime, etj., aktualisht është shumë aktive në të gjithë Gadishullin Ballkanik. Por ka edhe shtete të tjera, të cilat kryejnë veprimtari të inteligjencës tek ne, duke përfshirë këtu partnerë të Bullgarisë, të cilët presin përkrahje nga Sofja për aderimin e tyre në BE dhe në NATO.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..