Ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov tha se autoritetet bullgare dhe britanike vazhdojnë të punojnë së bashku në lidhje me një operacion të madh kundër një grupi kriminal për trafik të armëve.
Gjykata e Specializuar Penale në Sofje e la në paraburgim shefin e grupit (një shtetas britanik), bashkë me një prej anëtarëve të bandës e kjo është sipas kërkesës së Prokurorisë Pjesëmarrësi i tretë mbetet në arrest shtëpie për shkak të gjendjes së tij të keqe shëndetësore. Të tre u ndaluan më 17 shtator në Sofje. Ndërkohë në Angli u arrestuan tre britanikë të tjerë, të lidhur me veprimtarinë kriminale në Bullgari. Gjatë neutralizimit të grupit në Sofje janë sekuestruar 53 pistoleta me numra të fshirë, silenciatorë, mbi 2000 plumba dhe 80 kilogramë heroinë.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..