“Kodi PIK, i cili i jepet secilit klient të sistemit të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave është mbrojtja më e dobët e mundshme”, tha kryetari i Agjencisë shtetërore “Qeverisja Elektronike” Atanas Temellkov para komisionit të përkohshëm në Kuvend që merret me sqarimin e rrethanave të lidhura me vjedhjen e të dhënave personale të pesë milionë përdoruesve të sajtit të agjencisë tatimore.
“Bullgaria harxhon 0,1% prej Produktit të Brendshëm Bruto për sigurinë e informacionit dhe kjo është një pjesë shumë e vogël në krahasim me mjetet që i sigurojnë për këtë qëllim shtetet e tjera”, shpjegoi ai. Sipas fjalëve të Temelkovit ndër arsyet për sulmin e kryer kibernetik në bazën e të dhënave të Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave janë hardueri i vjetër dhe “upgrade”-i i padrejtë i sistemit i bërë nga kompani të ndryshme të jashtme.
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”. Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa..
Anija e re e Forcave Detare Bul lgare, fregata “Hrabri”, u hodh në ujë në liqenin e Varnës, nga moli i kantierit detar “MTG – Delfin”. Ndërtimi i anijes modulare shumëfunksionale filloi në vitin 2022. Ajo është e para nga dy anijet që po ndërtohen në..
Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, në Sofje – rreth 0°. Gjatë 24 orëve të ardhshme nuk pritet ndryshim në situatën..
Ministria e Mbrojtjes po kërkon shtyrjen e njërës prej pagesave të mëdha sipas kontratës për avionin e dytë F-16 deri në vitin 2028. Ministri i..
Shpresojmë që sot Bullgaria të marrë një përjashtim nga sanksionet e SHBA-së kundër kompanisë ruse "Lukoil", siç ka në Gjermani - për 6 muaj...