Më 22 shtator 2019 mbushen 111 vjet nga shpallja e sovranitetit të shtetit bullgar. Gjatë vitit 1908 Bullgaria shpalli Pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane, nën pushtetin e së cilës ishte në vazhdim të pesë shekujve.
Ja se çfarë na tregon historia:
Më 22 shtator 1908, me një manifest Princi bullgar Ferdinand i Parë shpalli Pavarësinë e Bullgarisë në kryeqytetin e vjetër bullgar Veliko Tërnovo. Vendi nuk ishte zgjedhur rastësisht – në fakt ky është një akt simbolik i vazhdimit të Mbretërisë së Dytë Bullgare (mbretëria mesjetare bullgare para pushtimit nga osmanlinjtë). Me këtë akt praktikisht u hodhën poshtë lidhjet e fundit vasale me Perandorinë Osmane. Principata e Bullgarisë u bë një shtet i pavarur me në krye Ferdinand, i cili u shpall mbret. Porta e Lartë (Turqia), kurse pas kësaj edhe Fuqitë e Mëdha, e njohën zyrtarisht pavarësinë bullgare. Kushtet e shpalljes së pavarësisë së shtetit të ri bullgar në fillim të shekullit të XX-të ishin shumë të favorshme – revolucioni i xhonturqve në Perandorinë Osmane përfundoi me sukses për reformistët. Austro-Hungaria – një prej Fuqive të Mëdha, e cila imponoi Kontratën e Berlinit, e shkeli dhe shpalli aneksin e Bosnjës e Hercegovinës më 20 shtator. Dy ditë më vonë në kishën “40 martirët e shenjtë” princi Ferdinand lexoi manifestin e shpalljes së pavarësisë dhe u shërbye një liturgji për mirëqenien e shtetit bullgar. Situata delikate pas shkeljes së Traktatit të Berlinit (nga ana e Sofjes dhe Vjenës) u zgjidh në mënyrë të suksesshme. Meqenëse Fuqitë e Mëdha nuk ishin gati për një luftë të madhe, përpjekjet u përqendruan tek njohja diplomatike e pavarësisë bullgare. Shpallja e pavarësisë nuk është vetëm një sukses i madh për diplomacinë bullgare. Pas saj principata bullgare u shpall mbretëri, kurse udhëheqësi i saj mori titullin “mbret”.
22 shtatori u shpall festë zyrtare në vitin 1998. Shumë vite me radhë rëndësia e kësaj ngjarjeje të historisë së re nuk vlerësohej, megjithëse në këtë datë, në vitin 1908, Bullgaria – një prej shteteve më të vjetra në Evropë, përsëri u duk në hartën botërore pas zgjedhës pesëshekullore turke.
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Koka e një statuje është zbuluar gjatë gërmimeve në kanalin e madh të qytetit antik të Heraklea Sintika. Ajo është e statujës që u zbulua disa ditë më parë dhe tani është në muzeun e Petriçit që të studiohet nga restauruesit. “Kjo verë ishte..
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..