Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Plovdiv 2019 - Kryeqyteti Evropian i Kulturës

Një ekspozitë në qytetin Plovdiv paraqet armën si një zbukurim dhe aksesor për meshkujt

Deri më 30 nëntor banuesit dhe miqtë e qytetit Plovdiv do të mund të vizitojnë ekspozitën me titull “Me shpatë dhe pushkë në dorë...” e cila do t’i bëjë që të rimendojnë përfytyrimin e tyre të deritanishme për armën si një simbol i sundimit dhe pushtetit.

Qëllimi është që të mund ta tregojmë armën si një zbukurim të meshkujve - sqaron Grozdelina Gjeorgjieva nga Muzeu Etnografik Regjional në qytetin Plovdiv. Janë paraqitur armë, të cilët kanë ekzistuar dhe janë përdorur në periudhën nga shekulli i 17 deri në fund të shekullit të 19. Tipi ballkanik i armës dhe punimi i saj janë një përzierje specifike midis ornamentikës lindore dhe asaj perëndimore. Shumë elemente të ardhura nga Lindja në tokën bullgare ndryshojnë. Këtu të gjitha këto bien në një mjedis të huaj për perceptimin osman të kulturës së krishterë. Kjo eklektikë  është pasqyruar në armë dhe ajo kthehet  në një krijim artistik. Gjatë periudhës së Rilindjes burri ka pasur aksesore shumë të pakta. Përveç zinxhirtit të sahatit të xhepit arma është atributi tjetër, të cilin e kanë mbajtur meshkujt.

Zbukurimet e armës janë shenja të statusit, të pozicionit në shoqëri, të gjendjes së pronësisë. Mjeshtrit bullgarë kanë qenë shumë të njohur, madje për pushkët e punuara nga mjeshtrit e qytetit Sliven kanë ardhur nga Azia e Vogël dhe Egjipti. Dhe në qoftë se në zbukurimin e shembujve të sjellë nga Lindja dominojnë metali, rrëshira me ngjyrë dhe smalti, armët ballkanike janë me një zbukurim shumë të pasur prej sedefi dhe gurësh gjysmë të çmuar, kurse pllakat prej sedefi janë të veshur me rruaza ari metalike, gjë e cila e bën armën shumë më të bollshme dhe me më shumë shkëlqim. Shumë karakteristike janë dhe rozetat prej bronzi, yjet, kryqet, si dhe fijet prej argjendi dhe ato të arta, të cilat futen në armë.  

Me to bëhen dhe mbishkrimet në armë dhe këtu gjendemi përpara një gjëje tjetër shumë interesante-vazhdon zonja Gjeorgjieva. Mbishkrimet janë kryesisht në gjuhën turke ose arabe, por zbukurimet shumë shpesh tregojnë se armët janë të bëra nga mjeshtrit tanë. Në Ballkan  kulturat me të vërtetë gërshetohen. Kurani ndalon të gjitha pamjet e kafshëve, por zbukurimi i armëve nuk është vetëm bimor. Atje shohim kuçedra, gorgona, luanë, peshq. Të mos të flasim për zbukurimin prej kryqesh, i cili është me shumicë mbi armë - në këtë mënyrë mjeshtri ka vënë “nënshkrimin “ e vet, ka deklaruar se cila është përkatësia e tij, se është prej një feje të ndryshme. Ka debat sesi është pranuar kjo nga porositësi, sepse armët shumë shpesh janë me mbishkrime osmane, kurse kjo do të thotë se është pronë e një njeriu të fesë myslimane. Për luftëtarin, më në veçanti kur ai është nga ndonjë fe tjetër, ndalimet janë të parëndësishme dhe ai e konsideron këtë send me të vërtetë si një zbukurim. Dhe që të mund të zbukurohet me një armë të tillë, është dashur të heqë dorë nga disa prej bindjeve të veta.

Një pjesë nga mbishkrimet e shenjta të armëve janë formula për lutje për mbrojtje nga Allahu ose Zoti, nganjëherë vihet simboli për guxim (shpata e Zylfiqarit), kurse në tipin e tretë shënohet emri i pronarit, gjë e cila është e lidhur me besimin në pavdekshmërinë e shpirtit. Shumë shpesh armë të këtij lloji janë porositur për peshqeshe dhe atëherë mbishkrimet përbëjnë fjali lavdëruese për atë, i cili do ta ketë armën. Zbukurimi më i thjeshtë i shpatave të ushtrisë së rregullt ose jataganët e pasur ballkanas - me bishta të punuara prej dhëmbëve të bardha të lopës së detit, me flori, argjend, koral, me mbishkrime të arta nëpër të gjithë pjesën e tehut, bëjnë një armë të tillë jashtëzakonisht të vlefshme.

Nga i gjithë zbukurimi  mund të gjykohet për marrëdhëniet në periudhën  e Rilindjes bullgare dhe për më tepër për qëndrimin e jashtëzakonshëm lidhur me armën jo vetëm si një pajisje për vrasje, por si zbukurim, si një simbol i trimërisë dhe burrërisë dhe zbukurim për vetë burrin- është e bindur Grozdelina Gjeorgjieva.

Një ekspozitë e tillë kaq e pasur e armëve tregohet për herë të parë. Ndaj saj do të përfshihet dhe mjeshtri i armëve të lashta Hristo Nikollov, i cili do të prezantojë koleksione prej modeleve të rinovuara dhe të bëra në bazë të modelit autentik të armëve personale.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Muzeu Etnografik Regjional në qytetin Plovdiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Bullgaria është pjesë e bienales botërore për krijimtarinë dhe zejtarinë "Homo Faber" në Venecia

Kultura bullgare dhe traditat vendase, të cilat deri vonë dukeshin ekzotike për pjesën tjetër të botës, gradualisht po bëhen pjesë e kulturës botërore të shekullit të 21-të. Pasi ljutenica jonë dhe byreku ynë tradicional u përkufizuan si një..

botuar më 24-09-18 7.30.PD

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD