Bullgaria përpiqet të ndjekë një politikë të balancuar dhe pragmatike ndaj Rusisë, deklaroi në Kuvend Kryeministri Bojko Borisov. Problemi i vetëm i pazgjidhur ndërmjet të dyja vendeve tona, për të cilin po vazhdojmë të zhvillojmë bisedime është ai i lidhur me licencat e armëve. Sipas Borisovit projekti për Centralin Atomik Elektrik “Belene” ka dështuar para disa vjetëve për shkak të mungesës së qartësisë rreth çmimit. Tani situata është ndryshe. 12 kompani të huaja tregojnë interes për ndërtimin e centralit dhe në konsorciumin e ardhshëm do të marrë pjesë “Rosatom”, sepse nga kjo kompani tashmë janë blerë reaktorët.
Kryeministri shtoi se sanksionet evropiane kundër Rusisë do të mbeten derisa Rusia nuk fillon t’i respektojë Marrëveshjet e Minskut. Borisovi shtoi se po përgatitet një vizitë e presidentit rus Vladimir Putin në Bullgari vitin e ardhshëm.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..