Bullgaria përfundoi me sukses pjesëmarrjen e vet në kampionatin e 37-të botëror të gjimnastikës ritmike në Baku të Azerbajxhanit. Gjimnastet bullgare arritën të fitojnë dy kuota olimpike – për Katrin Taseva dhe Borjana Kalejn, të cilat bashkë me kapitenen e skuadrës Nevjana Vlladinova arritën deri në vendin e 6-të në klasifikimin e skuadrave.
Kalejn është në vendin e katërt në shumëgarësh individuale dhe në vendin e pestë në renditjen finale me top dhe rreth. Ansambli fitoi dy medalje – të bronztë në shumëgarësh dhe të argjendtë në disiplinën me pesë topa.
Ekuipazhi bullgar i jahtit “Ivana dhe Aleks” fitoi Kampionatin Evropian të Lundrimit me Vela në Korsikë, që u zhvillua midis 7 dhe 12 tetorit. Ky është titulli i parë evropian për Bullgarinë dhe një sukses historik për lundrimin kombëtar, raportoi..
Bullgaria humbi 0:4 ndaj kampiones evropiane të futbollit, Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Grupin "E". Mikel Merino shënoi dy gola për fituesit. Atanas Çernev shënoi një autogol 11 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në..
Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Volejbollit në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme. Ekipi bullgar, i cili..