Autoritetet bullgare dhe franceze zbuluan një rrjet për trafikim të qenieve njerëzore dhe për eksploatim pune. Në Francë janë arrestuar tre bullgarë dhe një shtetas francez. Ata kanë organizuar trafikim të punëtorëve në rajonin e qytetit Lion.
167 bullgarë të analfabetë nga Bullgaria Veriperëndimore janë punësuar për të mbledhur rrush. Veprimtaria ilegale është zhvilluar krahas një biznesi të ligjshëm. Personat e punësuar me kontrata pune në një shoqëri tregtare bullgare janë dërguar me shërbim në Francë. Ata kanë nënshkraur kontrata me shoqërinë bullgare në gjuhë të huaj, pa kuptuar përmbajtjen e tyre, por me premtime për pagesa 60 euro për ditë. Pjesa më e madhe e këtyre parave është përvetësuar nga shoqëria.
Larja e parave të pista është kryer nëpërmjet veprimtarisë tregtare dhe investimeve në prona të patundshme në Francë.Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës..