Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia është paralizuar nga greva masiveFoto: EPA/BGNES

Më 24 shtator në Greqi është shpallur grevë mbarëkombëtare të të punësuarve në sektorin e transportit. Për 24 orë nuk do të lëvizen anijet, tragetet, transporti urban, metroja. Në grevë marrin pjesë gjithashtu mësuesit dhe personeli mjekësor, kurse nëpunësit e bankave dhe gazetarët janë në grevë të pjesshme. Protestat përkojnë me diskutimet në Kuvend të projektligjit për privatizimin e sektorit publik dhe me ato të lidhura me legjislacionin e punës .

Ishte miratuar kandidatura e Laura Kövesi për prokurore të përgjithshme të BE-së

Foto: dw.comPërfaqësuesit e përhershëm të shteteve-anëtare të BE-së miratuan kandidaturën e rumunes Laura Kövesi për Kryeprokurore të Bashkimit. Prej të gjtha 22 votave (jo të gjitha vendet-anëtare të BE-së marrin pjesë në themelimin e Prokurorisë së Përgjithshme Evropiane) Kövesi mori 17 “pro”. Para kësaj pëlqimin e tij e shprehu dhe Parlamenti Evropian. Sipas procedurtës ajo mund të emërohet pas shpalljes së përfundimit të negociatave ndërinstitucionale. Zgjedhja e Laura Kövesit për prokurore të përgjithshme të BE-së provokoi një stuhi politike në Rumani. Kryeministrja Viorica Dancila është kundër zgjedhjes së saj në këtë post dhe e ka porositur përfaqësuesen rumune në Bashkimin Evropian Luminita Odobescu të votojë “kundër”. Sipas burimeve diplomatike përfaqësuesja e Rumanisë nuk ka marrë udhëzime me shkrim për këtë votim dhe ka votuar “pro” Kovesit dhe tani mund të humbë postin e vet. Derisa ishte në krye të Drejtorisë Qendrore të Rumanisë për Kundërvënien e Korrupsionit Laura Kövesi dërgoi pas hekurave dhjetëra përfaqësues të pushtetit – diçka me të cilën ajo fitoi pëlqimin e Brukselit, por në Rumani ishte akuzuar për këtë se ka sakrifikuar njerëz të pafajshëm për shkak të ambicieve të saj për karrierë ndërkombëtare.

Erdogani diskutoi me Putin dhe Rohani kërcënimin për një valë të re migrantësh

Foto: EPA/BGNESPresidentët e Turqisë, Rusisë dhe Iranit diskutuan në Ankara të ardhmen e Sirisë. Takimi i këtij formati për kërkimin e zgjidhjes së krizës siriane u zhvillua për herë të pestë. Rexhep Erdogan, Vladimir Putin dhe Hasan Rohani u bashkuan rreth idesë për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Sirisë. Të tre janë kategorikë se veprimet e përbashkëta ushtarake në lindje të lumit Eufrat do të vazhdojnë. “Nuk do të ndalemi derisa të likuidohen të gjitha grupet e rebelëve”, tha Erdogani. Të tre liderët diskutuan kërcënimin për një valë të re të migrantëve. Në Turqi tashmë kanë kërkuar strehim mbi 3,6 mln. refugjatë. Ankaraja disa herë paralajmëroi se nuk mund të marrë më shumë klandestinë dhe sipas fjalëve të Erdoganit: “mund t’i hapim portat ndaj Evropës”.

Stuhia në Durrës dëmtoi çadrat e tërmetit
Foto: EPA/BGNESReshjet e natës së 24 shtatorit kanë dëmtuar një nga tre çadrat e ngritura për të dëmtuarit nga tërmeti në stadiumin e Durrësit. Të strehuarit në ta kanë kaluar natën në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe në atë të Ministrisë së Mbrojtjes. Ndërkohë grupet e punës pritet të nisin verifikimet shtëpi më shtëpi të dëmeve nga tërmetet e ditëve të fundit, ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve të dëmtuar të raportojnë paraprakisht pranë njësive administrative dëmet që kanë pësuar. Pas goditjeve që goditën Shqipërinë e Mesme të shtunën, më e forta prej të cilave ishte me magnitudë 5.8 në shkallen Rihter, Tirana i është kthyer normalitetit. Shkollat, kopshtet dhe çerdhet sot janë hapur dhe mësimi e aktivitetet e përditshme për fëmijët do të vijojnë normalisht.

Deputetët nga PE do të ndërmjetësojnë për zgjidhjen e krizës në parlamentin serb

Foto: commons.wikimedia.orgPërfaqësuesit e Parlamentit Evropian do të përpiqen ta ndihmojnë normalizimin e dialogut në parlamentin e Serbisë, puna e të cilit tashmë një muaj është bojkotuar nga opozita. Takimi i parë me këtë qëllim ndërmjet deputetëve evropianë dhe atyre serbë do të zhvillohet në Beograd në fillim të tetorit, gjysmë vit para zgjedhjeve parlamentare në vend. Përfshirja e eurodeputetëve në rivendosjen e dialogut ndërmjet partive parlamentare serbe është mirëpritur, mendon Kryetarja e Parlamentit Serb Maja Gojkoviç para Kryetarit të Komisionit të punëve të jashtme të PE-së David McAlister.

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova


Më shumë nga rubrika

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD

Tempulli i Shën Harallambit në Shablla mban të gjallë besimin e brezave

Çdo vit më 10 shkurt, festa e Shën Harallambit, peshkopit të Magnezisë, kremtohet me solemnitet të veçantë në një qytet të vogël, por të bashkuar në dashurinë e tij për Zotin, në pjesën më veriore të bregdetit tonë të Detit të Zi. Për qytetin Shablla..

botuar më 25-02-10 7.30.PD