Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rritje paralele e kursimeve dhe e borxheve të familjeve bullgare

Foto: arkiv

Megjithë interesat e ulëta depozitat e familjeve bullgare janë rritur gjatë 12 muajve të fundit me 8,2% dhe tashmë janë 27.4 mlrd euro, tregojnë të dhënat e Bankës Popullore Bullgare. Shuma është 46,4% e PBB-së së vendit. Për periudhën e njëjtë është rritur dhe kreditimi i familjeve me 8,8% dhe ato duhet t’u kthehen institucioneve financiare 11,9 mlrd euro, që është mbi 20 për qind prej PBB-së. Gjysma e këtyre huave janë për hipoteka për banesa. Pjesa tjetër e borxheve janë për kredi konsumatorësh.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rosen Zheljazkov

Menaxheri shtetëror në “Lukoil” mund të jetë më shumë se një individ

Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës kritike. Ato u shkaktuan nga incidentet në kompanitë ruse në Evropë. Këtë e komentoi..

botuar më 25-11-10 3.18.MD

Presidenti libanez Joseph Aoun ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari

Me ftesë të kreut të shtetit Rumen Radev, Presidenti i Libanit, Gjenerali Joseph Aoun, mbërriti për një vizitë zyrtare në Bullgari. Vizita zhvillohet në prag të 60-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Libanit, të..

botuar më 25-11-10 2.33.MD

Shteti mori përsipër ruajtjen e pronave dhe zyrave të “Lukoil” në vend

Bullgaria po forcon masat e sigurisë tokësore, ujore dhe ajrore – përfshirë një sistem mbrojtjeje kundër dronëve – për objektet e kompanisë “Lukoil” në territorin e saj, njoftoi shërbimi i shtypit i qeverisë. Agjencia Shtetërore për Siguri Kombëtare..

botuar më 25-11-10 9.16.PD