Anija rumune shkencore dhe kërkimore “Mare Nigrum” po zhvillon një ekspeditë oqeanografike në ujërat territoriale bullgare të Detit të Zi. Iniciativa është një pjesë nga projekti ndërkombëtar, qëllimi i të cilit është vlerësimi i gjendjes së ekosistemit të Detit të Zi, të ndikuar nga veprimtaria njerëzore dhe përpunimi i metodave, të cilat do të lejojnë grumbullimin e të dhënave të reja për mjedisin detar. Një detyrë tjetër e projektit është të përmirësojë koordinimin dhe bashkëveprimet për mbrojtjen e mjedisit dhe për pastrimin e mbetjeve në Detin e Zi. Pjesëmarrës në të janë përfaqësues të Bullgarisë, Rumanisë, Ukrainës dhe Turqisë, kurse periudha e studimeve është nga data 27 shtator deri më 6 tetor.
Festa e familjes së krishterë çdo vit është arsye për takim të bashkatdhetarëve tanë në Hamburg. Viti 2025 nuk bën përjashtim dhe ftesa prej kohësh qarkullon në rrjetet sociale, sepse bashkatdhetarët tanë do të festojnë solemnisht 20 vjet nga krijimi i..
Kamerat e sigurisë filmuan një ari në një lagje banimi të qytetit Karllovo para disa ditësh. Grabitqari zbriti deri te shtëpitë në pjesën veriore të qytetit dhe u shëtit pa u shqetësuar nëpër rrugë , derisa u tremb nga një makinë që kalonte. Pas..
Më 21 dhe 22 nëntor 2025, në sallën "Xhon Atanasov" të Parkut Teknologjik të Sofjes do të mbahet edicioni i 11-të i "Tregut të Profesioneve". Forumi synon të mbështesë orientimin e hershëm në karrierë të të rinjve në vendin tonë...