Nëpunësit e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) protestuan para ndërtesës së medias duke shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të vendimit të Këshillit për Mediat Elektronike për të kërkuar dorëheqjen e drejtorit Svetosllav Kostov. Protestuesit bënë thirrje për një afat prej 100 ditësh, pas të cilit Drejtori Kostov do të tregojë rezultatet e para të punës së vet në këtë post.
Dorëheqja e Svetosllav Kostovit, i cili ishte zgjedhur për drejtor të radios më 28 korrik sivjet, ishte kërkuar për shkak të ndërprerjes së transmetimit të programit qendror të Radios Kombëtare Bullgare – “Horizont” më 13 shtator për 5 orë. BNR-ja është objekt strategjik kombëtar dhe në raste krizash e ka detyrën ta informojë popullsinë. Për këtë arsye ndërprerja e transmetimit është e papranueshme.
Siç “Radio Bullgaria” tashmë informoi, më 26 shtator në lidhje me këtë kazus Asociacioni i Gazetarëve të Pavarur në Bullgari organizoi një protestë tjetër në përkrahje të lirisë së fjalës dhe shprehjes me kërkesë për zhvillimin e një hetimi ndërkombëtar të rrethanave të lidhura me punën e radios më 13 shtatorin.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..