Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Që nga 2020 do të udhëtojmë në Britaninë e Madhe me pasaporta

Foto: EPA/BGNES

Ministria e Punëve të Jashtme u rekomandon shtetasve bullgarë, të cilët planifikojnë të udhëtojnë në Britaninë e Madhe gjatë vitit 2020, të mbajnë me veten pasaportën e tyre të vlefshme me të dhëna biometrike.

Në se Britania e Madhe del nga Bashkimi Evropian pa marrëveshje, gjatë vitit 2020 Londra planifikon t’i kufizojë gradualisht mundësitë për udhëtim me letërnjoftime nga dhe deri në Britaninë e Madhe. Akoma nuk është e qartë se kur pikërisht do të hyjnë në fuqi kërkesat e reja. Informacionet më aktuale të lidhura me Brexit-in, mund t’i gjeni në sajtin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në seksionin “Se çfarë duhet të dimë për Brexit-in?”, kështu edhe në sajtin e Ambasadës bullgare në Londër.  




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Hiqet kërkesa që kamionët ndërkombëtarë të kthehen çdo dy muaj në bazën e transportuesit

Gjykata e Drejtësisë e BE-së anuloi një pjesë të legjislacionit evropian që kërkonte që kamionët për transport ndërkombëtar të ktheheshin çdo dy muaj në bazën e transportuesit. Me vendimin e tij, institucioni konfirmoi të gjitha tekstet e..

botuar më 24-10-04 4.22.MD
Dimitër Gllavçev

Kryeministri Dimitër Gllavçev: Ekziston një rrezik i mundshëm nga vala e migrantëve

Ekziston rreziku i mundshëm nga një valë migrantësh, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në një konferencë pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare , në të cilin u diskutua kërcënimi për vendin tonë nga përkeqësimi i..

botuar më 24-10-04 3.11.MD
Evtim Milloshev

Sezoni turistik duhet të zgjatet, sipas ministrit të turizmit në detyrë

2024 është viti më i mirë pasi ka statistika për të ardhurat nga turizmi, akomodimet turistike, numrin e turistëve dhe regjistrimet e turistëve, numrin e personave që kanë kaluar nëpër pikat kufitare, tha ministri i turizmit në detyrë Evtim Milloshev...

botuar më 24-10-04 12.18.MD