Në vigjiljen e ftesës së pritur për hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE, më 30 shtator në Sofje u zhvillua një takim i nivelit më të lartë, të thirrur nga Presidenti Rumen Radev. Në këtë mbledhje ishte arritur mirëkuptim për këtë se ka nevojë për hartimin e një pozite të përbashkët me të gjitha kushtet, të cilat Maqedonia e Veriut duhet t’i plotësojë në ecurinë e negociatave, në mënyrë që ta respektojë interesin kombëtar të Bullgarisë. Presidenti foli për vizatimin e linjave të kuqe, të cilat do të garantojnë se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë në llogari të historisë, gjuhës dhe identitetit bullgar. Arsyet për shqetësime politikanët bullgarë i gjejnë në mungesën e përparimit në punën e Komisionit të përzier multidisiplinar të ekspertëve për çështjet e arsimit dhe historisë mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë Veriore, të krijuar në përputhje me Traktatin e Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë, të nënshkruar në vitin 2017.
Përshtypje të madhe bëri deklarata se përkrahja e Sofjes për Maqedoninë e Veriut në integrimin saj evropian nuk është pa kusht. Në të vërtet është kështu, por kjo nuk është novitet. Në vitin 2009 gjatë qeverisjes së parë të Bojko Borisovit (2009-2013), një fjalim i kryeministrit të atëhershëm maqedonas Nikolla Gruevski ishte pranuar tek ne si shprehje e pretendimeve territoriale ndaj Bullgarisë dhe në lidhje me të Kryeministri Borisov kujtoi se vlerat kryesore të BE-së janë “Evropa pa kufij, Evropa e fqinjësisë së mirë, Evropa, në të cilën problemet nuk zgjidhen me deklarata të ngjashme, por me paqe, mirëkuptim dhe tolerancë”. Në fillim të vitit 2015, kur në pushtet ishte kabineti i dytë i Bojko Borisovit (2014-2016), Sofja përsëri kujtoi se do ta mbështesë integrimin evropian dhe atlantik të Maqedonisë vetëm pas nënshkrimit të Marrëveshjes për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë ndërmjet të dyja vendeve.
Pozita e shpallur pas mbledhjes së djeshme te Presidenti ndoshta tingëllon në mënyrë të ashpër, por në fakt është tepër e moderuar dhe e balancuar. Sofja nuk e tërheq përkrahjen e vet për nisjen e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut, por vetëm paralajmëron se në se nuk plotësohen kërkesat e saj, ajo mund ta bllokojë procesin e negociatave në hapjen apo mbylljen e secilit prej 35 kapitujve për anëtarësim.
Në fakt Sofja dëshiron që të hapjen negociatat jo vetëm me Maqedoninë e Veriut, por dhe me Shqipërinë – kjo ishte shprehur nga vetë Kyreministri Borisv kur ai tha se të dyja vendet ballkanike duhet të lëvizen së bashku në rrugën e integrimit evropian. Sipas Burisovit Bashkiami Evropian duhet t’a mbështetë integrimin evropiane të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në kontekstin e situatës më të re sa i përket politikës së zgjerimit, pozita e Bullgarisë është kundër asaj të shprehur nga Holanda për pezullimin e negociatave me Shqipërinë.
Disa orë pas përfundimit të këshillit konsultativ në Sofje Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deklaroi se i pranon këshillat e Bullgarisë, por për zgjidhjen e çështjeve të hapura historike ka nevojë për vullnet të mirë dhe nga ana e Sofjes. Ky reagim tregon se rruga e kapërcimit të mosmarrëveshjeve ndërmjet të tyja vendeve është vizatuar, por akoma mungon dëshirë për të ecur krahë për krahë në të . Konsensusi i treguar në takimin e organizuar nga Presidenti Radev tregon në mënyrë të qartë se Bullgaria nuk do të heqë dorë nga interesat e saj dhe kërkesat ndaj Maqedonisë së Veriut.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..
Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..
Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i..