Gjatë kësaj jave parlamenti bullgar denoncoi Konventën Evropiane për dhunën dhe sjelljen e keqe të spektatorëve gjatë ngjarjeve sportive dhe ratifikoi Konventën e re të Këshillit të Evropës për një qëndrim të integruar për siguri dhe shërbim gjatë ndeshjeve të futbollit dhe iniciativa të tjera sportive. Konventa e re përmban qëllime të qarta dhe krejtësisht të reja, të drejtuara drejt sigurimit të një mjedisi të sigurt, të parrezikshëm dhe mikpritës gjatë zhvillimit të takimeve të futbollit dhe të aktiviteteve të tjera sportive, dhe jo vetëm për kontroll të popullsisë. Në të janë parashtruar dhe masa për një kundra veprim të një rrethi mjaft më të gjerë të rreziqeve si fatkeqësi natyrore, sulme terroriste, dobësi të infrastrukturës sportive e të tjera. Bullgaria qe një nga vendet e para, të cilat e kanë nënshkruar këtë konventë gjatë vitit 2016. Tani ajo u bë dhe një nga 11 vendet e para, të cilat e kanë ratifikuar. Projektligji për ratifikim qe i pranuar me një konsensus të plotë nga të gjitha partitë politike të prezantuara parlamentare që është një dukuri e rrallë për këtë parlament.
Është krijuar një grup pune për përgatitjen e një Ligji krejtësisht të ri për ruajtjen e rendit shoqëror gjatë zhvillimit të aktiviteteve sportive. Në grup marrin pjesë deputetë nga të gjitha partitë e prezantuara parlamentare dhe ekspertë nga Ministritë e Rinisë dhe të Sportit dhe të punëve të brendshme. Një përshtypje mjaft të fortë bën se, rregullorja e re legjislative përkon me momentin në të cilin Ministria e Punëve të Brendshme llogarit suksese në luftën kundra huliganizmit në futboll. Në një shkallë të konsiderueshme për këtë kanë kontribuuar masat ligjore të aplikuara përpara një viti kundra kësaj dukurie si një sanksionim të shkelësve me një shërbim në komunitet, gjobë në përmasë të 500 eurove për sharje me fjalë të turpshme në ndeshjet sportive e kështu me radhë. Statistika llogarit pothuajse një ulje të dyfishtë të rasteve të përdorimit të piroteknikës në ngjarjet sportive.
Pothuajse dy herë është shtimi dhe i numrit të masave administrative të vëna në mënyrë të detyrueshme. Në këtë kontekst mund të thuhet se, përpjekjet e radhës për aktualizimin e legjislacionit janë të drejtuara jo kaq drejt ndryshimit, por drejt optimizimit të masave të sigurisë gjatë aktiviteteve sportive dhe futjen e tyre në një kufi të ri ndërkombëtar juridik. Një nga prioritetet, të cilat i jep ratifikimi i Konventës të Këshillit të Evropës për një qëndrim të integruar drejt parrezikshmërisë, sigurisë dhe shërbimit gjatë kohës së ngjarjeve sportive është ky, se që nga viti 2020 e tutje, Bullgaria nuk do të jetë vetëm vëzhguese, por dhe një pjesëmarrëse e drejtpërdrejtë në marrjen e vendimeve në këtë sferë.
Përgatiti në shqip: Nataniela VasilevaForhandi i tenistit më të mirë bullgar Grigor Dimitrov është një top i vërtetë, shkruan ATP. Analiza e ATP Infosys Beyond The Numbers për shpejtësinë mesatare të goditjes dhe rrotullimin, bazuar në performancën e 10 lojtarëve më të mirë gjatë tri..
Stefani Stoeva dhe Gabriella Stoeva fituan titullin në dyshe për femra në turneun ndërkombëtar të badmintonit të serisë “International Challenge” në Hertogenbosch – Holandë. Motrat, të cilat janë të pestat në Lojërat Olimpike të Parisit 2024 dhe janë..
Garues nga Bullgaria, Rumania, Greqia, Turqia, Serbia dhe Maqedonia e Veriut nën moshën 19 vjeç do të marrin pjesë në Kampionatin Ballkanik të Ngjitjes Sportive për adoleshentët në disiplinën e vështirësisë, i cili do të mbahet më 26 dhe 27 tetor në..