Bashkëpunimi mes Bullgarisë dhe Vietnamit është me perspektivë në industrinë ushqimore, bujqësi, inxhinierinë mekanike, energjinë e ripërtëritshme, financa, tha Vasill Todorov nga Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë. 20 firma nga Vietnami dhe mbi 30 kompani bullgare zhvilluan bisedime për import të krahut të kualifikuar të punës në Bullgari, shtoi z. Todorov. Një bazë e mirë për bashkëpunimin e ardhshëm ekonomik është edhe marrëveshja tregtare midis BE-së dhe Vietnamit, vunë në dukje të dyja palat. Nguen Ti Tu Tui nga Agjencia Vietnameze për Inkurajimin e Tregtisë ftoi sipërmarrësit dhe investitorët bullgarë që të marrin pjesë gjatë muajit nëntor në ekspozitën më të madhe ndërkombëtare për industrinë ushqimore në qytetin Ho Chi Minh.
Për të tretën ditë, deputetët nuk do të punojnë për shkak të mungesës së kuorumit. Kështu, kontrolli parlamentar mbi ministrat i planifikuar për çdo të premte u anulua. Arsyeja është se deputetët e shumicës dhe një pjesë e opozitës nuk u regjistruan..
Paketa e fundit legjislative për të siguruar pagesën e tretë sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë u diskutua nga Ministri i Drejtësisë Georgi Georgiev me ekipin e Komisionit Evropian përgjegjës për reformat në kuadër të planit në Bullgari,..
Vetëm dy ura lidhin Bullgarinë dhe Rumaninë përgjatë kufirit tonë të përbashkët lumor prej 475 kilometrash - ky është një deficit transporti dhe një "perde e hekurt" e re në BE. Kjo u theksua nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit Grozdan..
Kopshti Zoologjik i Sofjes ka një banor të ri - një leopard bore (Panthera uncia) mashkull 11-vjeçar, raportoi BNT. Ai vjen nga Kopshti..
Agjencia e Punësimit raportoi një treg pune të qëndrueshëm për shtatorin, dhe shkalla e papunësisë së regjistruar mbetet e ulët - 5.06 për qind,..