Ndryshimi i qeverisjes në Prishtinë
Opozita në Kosovë – lëvizja e majtë “Vetëvendosje!” dhe Lidhja Demokratike e Kosovës e së qendrës së djathtë fituan zgjedhjet parlamentare. Për herë të parë në Prishtinë në pushtet vijnë politikanë të rinj, të cilët nuk u përkasin radhëve të UÇK-së. Problemi më i madh i kabinetit të ri mbeten marrëdhëniet me Serbinë. Pas normalizimit të këtyre marrëdhënieve Kosova mund të bëhet anëtare e OKB-së, por për të vazhduar negociatat më parë duhet të hiqet taksa 100 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia.
Presidenti Erdogan e pajton Beogradin me Sarajevën
Bashkëpunimi trepalësh – Turqi – Serbi – Bosnjë e Hercegovinë është në fokusin e vizitës së Presidentit Rexhep Erdogan në Serbi. Në kuadrin e saj do të vihet guri i themelit i autostradës që do të financohet nga Turqia dhe e cila do ta lidhë Beogradin me Sarajevën. Gjatë qëndrimit të tij në Serbi do të inaugurohen 6 fabrika të kompanive turke dhe do të vihet guri i themelit i një fabrike tjetër. Presidenti do t’i inaugurojë nëpërmjet lidhjeve video projektet e realizuara nga Agjencia turke shtetërore për bashkëpunim dhe zhvillim, ndër të cilat është restaurimi i kështjellës osmane Ram.
Pentagoni me baza të reja strategjike në Greqi
Greqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan marrëveshje në sferat e mbrojtjes, ekonomisë dhe energjetikës. Kryeministri grek Kiriakos Mitsotakis i bëri thirrje sekretarit shtetëror amerikan Mike Pompeo që Uashingtoni ta përdorë influencën e vet në Mesdheun Lindor, ku Qiproja dhe Turqia kanë mosmarrëveshje në lidhje me eksploatimin e burimeve të reja të gazit. Përveç bazave të mëdha detare dhe ajrore në gjirin Suda, Pentagoni tashmë do të përdorë dhe aeroportet për drona në Larisa dhe portin në Aleksandrupolis. Ata mbulojnë Lindjen e Mesme, Evropën Juglindore dhe Ukrainën.
Shkupi dhe Athina negociojnë për markën “Maqedonia”
Fillon puna e komisionit Greqi – Maqedoni të Veriut për çështjen e diskutueshme për përdorimin e markave tregtare. Sipas Marrëveshjes së Prespës brenda afatit 3-vjeçar nga data e nënshkrimit të marrëveshjes Shkupi dhe Athina duhet të zgjidhin problemin për përdorimin e markave tregtare, emrat gjeografike dhe emrat tregtare, të cilat mbajnë fjalët “Maqedoni” dhe “maqedonas”. Georgi Filipov, bashkëkryetari nga ana maqedonase, komentoi se është normale që Greqia si një ekonomi më e madhe dhe tashmë e integruar në BE të ketë më shumë marka tregtare “maqedonase”. Kompanitë nga Maqedonia e Veriut kanë vetëm 334 marka tregtare me regjistrim ndërkombëtar dhe vetëm 5 prej tyre mbajnë në emrin e tyre emrin Maqedoni. Vendi ka dhe vetëm 5 produkte me regjistrim ndërkombëtar me tregues gjeografikë maqedonas.
Kriza qeveritare në Rumani
Pas dështimit të kandidatit rumun për komisioner evropian të enjten Parlamenti në Bukuresht do të votojë mocion mosbesimi kundër qeverisë rumune. Kërkesa për këtë ishte nënshkruar nga 237 deputetë, kurse për rrëzimin e kabinetit ka nevojë për të paktën 233 vota. Kryeministrja Viorica Dancila, e cila tashmë nuk e gëzon përkrahjen e partisë së saj socialdemokratike deklaroi se në se e humb postin e vet aktual do të bëhet akoma më aktive në përpjekjet e saj për të fituar zgjedhjet presidenciale.
Përpiloi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Gjimnazi Aprillovska në qytetin e bukur malor Gabrovo shënon 190 vjetorin e themelimit të tij në vitin 2025. Duke iu bazuar traditave të Shkollës së Përbashkët të Gabrovos - shkolla e parë laike në vendin tonë u hap më 14 janar (2 janar, stili i..
Kreu i shtetit Rumen Radev ia dorëzoi Shenjën e Nderit Radios Kombëtare Bullgare (BNR). Distinktivin e nderit e mori drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, gjatë koncertit solemn në Operën dhe Baletin e Sofjes me rastin e 90-vjetorit të Radios..
Më 25 janar 1935 u nënshkrua dekreti i Mbretit Boris III, me të cilin transmetimet radiofonike në Bullgari u bënë pronë shtetërore dhe kështu zyrtarisht u vu fillimi i "Radio Sofjes", siç quhej Radioja Kombëtare Bullgare. Në qershor të po këtij viti, si..
Në vitin 2024 ka 16 268 bullgarë të rinj, sipas raportit të komisionit nën nënpresidenten Ilijana Jotova për vitin e kaluar. Pra, për herë të parë në 4 vitet..
Në vitin 2032, Bullgaria dhe Danimarka do të zgjedhin qytetet e tyre për titullin "Kryeqyteti Evropian i Kulturës ". Procedura do të fillojë në vitin..