Konfederata Evropiane e Volejbollit e ka angazhuar Bullgarinë për të qenë organizatore e finaleve të Ligës së Artë Evropiane të Volejbollit për femra gjatë vitit 2020. Federata bullgare e Volejbollit e përshëndeti vendimin si shenjë njohjeje të punës së saj në organizimin e forumeve prestigjioze ndërkombëtare. Gjatë muajit janar të këtij viti Bullgaria ishte mikpritëse e turneut të raundit të parë të kualifikimeve evropiane tek adoleshentët U18. Gara e ardhshme është me rëndësi të madhe për volejbollistet bullgare, sepse u jep shans për fitimin e kuotës për pjesëmarrjen në Ligën e Volejbollit të Kombeve gjatë vitit 2021.
Federata Bullgare e Peshëngritjes ka shpallur falimentimin e vet për shkak të borxheve të mëdha. Peshëngritësit Karlos Nasar dhe Bozhidar Andreev , të cilët fituan përkatësisht medaljen e artë dhe atë të bronztë në Lojërat Olimpike..
Dy medalje ari dhe tre bronzi fituan sportistët bullgarë në Kampionatin e Hapur Olimpik të Taekwondo-së në Shqipëri. Hristijan Georgiev fitoi medaljen e artë në kategorinë e të rinjve deri në 54 kg, pasi shënoi pesë fitore. Në ndeshjen e tij të..
Antonio Papazov, Tihomir Barotev dhe Borisllava Ivanova fituan një medalje bronzi në kategorinë "Treshe" në Kampionatin Botëror të Aerobikës Sportive për meshkuj dhe femra në Pesaro. Para përfaqësuesve tanë u rreshtuan vetëm konkurrentët e Kinës..