Po e fillojmë stinën tonë të 67 të koncerteve- tregon dirigjenti Dimitër Hristov. Në fillim do të interpretojmë “Buenec Trakas” të Kosta Kolevit - një pjesë e njohur në repertorin tonë. E ekzekutojmë në koncertin tonë të parë çdo vit, që të mos të harrojmë traditat e mira. Kemi dhe disa premiera. Njëra është “Udhëtim” e kolegut tonë nga orkestra Angjell Dimitrov (një interpretues virtuoz në tambura dhe në kitarë). Autori është dhe solist, bashkë me një virtuoz tjetër nga orkestra - fyelltari Nedjallko Nedjallkov. Pjesa është e jashtëzakonshme. Është e kompozuar përpara rreth 20 vjetëve, por Angjeli e ndryshoi dhe tani tingëllon në mënyrë jashtëzakonisht moderne. Një kolegu ynë tjetër-gajdexhiu Petjo Kostadinov, krijoi “Melodi të shkëlqyera për merak”, të cilave unë u bëra aranzhimin. Edhe një titull tjetër, të cilin nuk mund ta lë pa përmendur është “Fluturimi i buburrecit”. Këtë pjesë të njohur nga Nikollaj Rimski-Korsakov do ta dëgjoni në ksilofon në interpretim të Ivan Conkovit. Programi përfshin dhe veprat në repertorin tonë, të cilat mbahen mend më shumë -“Qyteti i vjetër” dhe “Suitë shope” nga Dimitër Trifonov, “Baladë Lindore” e Kostadin Gençevit, “Meloditë e mia komite” e të tjera.
Një pjesëmarrje të posaçme në koncert do të ketë Nadja Petrova, një nga këngëtaret më të dashura popullore nga krahina e Trakisë. Ajo do të këndojë këngët e fundit, të cilat i incizoi bashkë me ne.
Stina 2019/2020 filloi në mënyrë kureshtare, kurse edhe më kureshtare është se çfarë do të presim në programet e tjera. Le të rikujtojmë se që nga viti 2011, kur Dimitër Hristovi qëndroi në krye të “orkestrës prej solistëve”, vuri fillimin e disa cikleve prej koncerteve. Gjatë viteve numri i tyre u shtua. Kurse më i riu qe “Sekreti i instrumenteve bullgare”.
Më 19 dhjetor do të prezantojmë dhe pjesën e dytë të vargut për instrumente- vazhdon maestro Hristov.Do të tregojmë për historinë e veglës gëdullka me ndihmën e disa nga interpretuesit më të njohur të këtij instrumenti. Mes tyre janë Dimitër Llavçev, Rosen Genkov, Pejo Peev, Hristina Beleva, Darina Cekova e të tjerë. Planifikojmë më vonë të prezantojmë artin e gajdes, të tamburasë...Gjatë muajit shkurt do të vazhdojmë projektin tonë “Përralla për të mëdhenj dhe të vegjël”. Në të ftojmë fëmijë të talentuar nga shkollat muzikore në Bullgari që të tregojnë artin e vet. Muzika është një pasuri e madhe dhe duhet të kujdesemi për më të rinjtë, t’i inkurajojmë dhe t’i frymëzojmë. “Top projektin” tonë-“Ritmi i Ballkanit”, do ta prezantojmë gjatë muajit prill. Nuk do t’i prezantoj mysafirët, që të mund të jenë si një surprizë, por do t’ju them se janë shumë interesantë. Stina do të përfundojë me fizarmonicistin Petër Rallçev –një virtuoz i vërtetë dhe një novator. Kemi përgatitur një program shumë special, i cili është i përbërë krejtësisht prej pjesëve të reja. Do të marrin pjesë kolegë nga Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare, një grup i përzier, si dhe grupi vokal “Spektrum”. Një projekt mjaft i rëndë për realizim, por me një vlerë shumë të madhe.
Përpara disa ditëve, derisa orkestra dhe dirigjenti i zhvillonte provat për hapjen e stinës, në Sofje u zhvillua Konkursi tradicional për kompozimin e një vepre simfonike 7/8. Në të mori pjesë dhe Dimitër Hristov, kurse krijimi i tij fitoi çmimin e dytë.
“Gëzohem shumë se pjesa ime “Përrallë për vallen “rëçenica”, e cila gërsheton melodi të vallëzimit nga regjionet e ndryshme etnografike, është vlerësuar në këtë mënyrë. –tha kompozitori. -I jam shumë mirënjohës jurisë, publikut, si dhe maestro Grigor Palikarovit dhe kolegëve nga Filarmonia e Sofjes, të cilët e interpretuan veprën në mënyrë të shkëlqyer.
Me qenë se mjetet shprehëse të cilat janë përdorur në “Përrallën për vallen rëçenica” janë krejtësisht të ndryshme, pjesa nuk ka sesi të përfshihet në repertorin e Orkestrës për Muzikë Popullore të Radios Kombëtare Bullgare, por autori i saj po përgatit kompozicione të tij të tjera të cilat do t’i dëgjojmë në disa nga koncertet. Siç dihet, ato gjithmonë janë përpara një salle të përmbushur plotë e përplot, kurse Dimitër Hristovi është i bindur se projektet e ardhshme do të gëzojnë një numër edhe më të madh adhuruesish.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..
Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën..