Me 3 vota “pro” dhe 2 “abstenim” Këshilli për Mediat Elektronike hapi procedurën për lirim nga detyra të drejtorit të përgjithshëm të Radios Kombëtare Bullgare Svetosllav Kostov për shkak të transmetimit të ndërprerë për pesë orë më 13 shtator të programit qendror “Horizont”.
Sipas anëtarëve që kanë abstenuar, vendimi është i nxituar, sepse akoma nuk janë shpallur rezultatet e hetimit të Prokurorisë dhe nuk ka premisa ligjore për lirimin e drejtorit nga posti i tij. Këshilli i dha Svetosllav Kostovit afat 5-ditor për të sqaruar motivet e tij të lidhura me kazusin.
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të dy sindikatave më të mëdha në vendin tonë, Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) dhe..
Komisioni Evropian i ka shpërndarë Bullgarisë 438.6 milionë euro në kuadër të transhit të dytë të Mekanizmit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Më 3 tetor 2025, Komisioni miratoi pjesërisht transhin e dytë për Bullgarinë, me kusht që vendi të..
Bullgaria ka sasi të mjaftueshme karburantesh, dhe rezervat 90-ditore janë siguruar në rreth 98%, deklaroi për bTV Asen Asenov, kryetar i Agjencisë Shtetërore “Rezerva Shtetërore dhe Rezervat e Luftës”. Shteti ka rezervë benzinë për 35 ditë, ndërsa..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të..
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë..
Kuvendi Popullor krijoi Fondin Kombëtar për Dekarbonizim, duke miratuar përfundimisht ndryshimet në Ligjin për Efektivitetin Energjetike. Struktura e re..