Ministrat e Energjetikës të Bullgarisë dhe të Greqisë – Temenuzka Petkova dhe Konstantinos Hadzidakis, nënshkruan në Sofje një marrëveshje ndërqeveritare për regjimin tatimor në realizimin e projektit për ndërtimin e sistemit të gazit midis dy vendeve tona. Në këtë lidhje u firmos gjithashtu një marrëveshje për hua midis Bankës Evropiane të Investimeve dhe Holdingut Bullgar të Energjetikës. Lidhja e gazit Greqi-Bullgari është një projekt me prioritet jo vetëm për dy shtetet, por dhe për BE-në. Realizimi i tij është me rëndësi kyçe për diversifikimin e burimeve dhe të itinerareve për furnizimin e gazit në tërë regjionin ballkanik.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..