Me rastin e paralajmërimit-ultimatum të Presidentit turk Erdogan se do të hapë kufijtë e vendit të tij për 3.6 mln refugjatët Kryeministri Bojko Borisov komentoi se aktualisht presioni i migrantëve nga Turqia është zero. I vetmi njeri i cili ka hyrë në mënyrë ilegale në Bullgari nga Turqia është kthyer prapa, vuri në dukje Borisov dhe theksoi se BE-ja duhet të respektojë marrëveshjen e vet me Turqinë ashtu siç është. Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov, i cili përgjigjet për rendin publik dhe sigurinë, na siguroi se tani për tani nuk ka shqetësime për mbrojtjen e kufirit, por në qoftë se ka nevojë në kuadrin e 24 orëve mund të dërgohen 2000 ushtarakë për ta ndihmuar policinë.
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për interpretimin e një teksti të ligjit bazë, sipas të cilit përbërja aktuale e Këshillit të Lartë Gjyqësor mund të zgjedhë Prokurorin e..
Më 16 janar të vitit të ardhshëm do të mbahet seanca e dëgjimit të kandidatit të vetëm për Prokuror të Përgjithshëm – ushtruesit aktual të detyrës Borisllav Sarafov, konfirmoi me dy vota “kundër” plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Me këtë rast..
Ministri zyrtar i turizmit, Evtim Milloshev, shprehu pritje optimiste për sezonin dimëror, duke parashikuar rritje prej pesë për qind të vizitave turistike. “Nëse gjithçka është në rregull dhe moti është në anën tonë”, ka sqaruar ai. Parashikimi është që..
Vendimi për heqjen e kontrolleve në kufijtë tokësorë të Shengenit të Bullgarisë dhe Rumanisë është përfshirë si pika e parë në rendin e..
Të martën do të mbajë mot kryesisht i vranët me reshje, në më shumë vende dhe më të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore. Pasdite reshjet e shiut do të..
I ngarkuari me postin prokuror i përgjithshëm Borisllav Sarafov parashtroi në parlament kërkesë për heqjen e imunitetit të deputetit dhe..