Më shumë se 10 000 nxënës do të arsimohen në muzetë dhe në institutet e Akademisë Bullgare të Shkencave gjatë vitit të ri mësimor. Iniciativa realizohet në kuadrin e marrëveshjes së re të lidhur midis Ministrisë së Arsimit dhe organizatës më të madhe shkencore bullgare, e cila sivjet feston përvjetorin e vet të 150. Më shumë se 10 institute hapin dyer për nxënësit, të cilët do të hyjnë në laboratorët shkencorë. Do të paraqiten qasjet e kërkimit në fizikë, astronomi dhe në teknologjitë kozmike, do të rriten kompetencat e fëmijëve në sigurinë kompjuterike dhe të informacionit e të tjera. Programi ka për qëllim të përmirësojë rezultatet në arsim të nxënësve.
Lideri i GERB, Bojko Borisov, deklaroi për mediat se personalisht ka marrë pjesë në bisedime me përfaqësues amerikanë për heqjen e sanksioneve sipas “Magnitski” ndaj qytetarëve bullgarë. Ai tha se ka diskutuar për këtë çështje edhe me David Cameron,..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
“Nuk çuditem që u hodh poshtë veton e presidentit lidhur me shitjen e aktiveve të “Lukoil”, sepse edhe në këtë temë kaq delikate, serioze dhe shqetësuese..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°, në Sofje - rreth 6°. Gjatë ditës moti do të jetë me re dhe me reshje, në shumicën e..
Policia ka neutralizuar një grup të krimit të organizuar që transportonte emigrantë nga Burgasi përmes Sofjes deri në kufirin serb, tha në një..