Një delegacion bullgar në krye me Ministren e punëve të jashtme Ekaterina Zaharieva mori pjesë aktive në debatin në kuadrin e mbledhjes së Këshillit të “Punëve të Jashtme” të BE-së, e cila u zhvillua në Luksemburg.
Diplomatët e parë të shteteve të BE-së diskutuan situatën në Siri bashkë me përfaqësuesin e posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Geir Pedersen.
Ishte pohuar se zgjidhja e vetme e mundshme e krizës siriane është vazhdimi i procesit politik nën egjidën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në këtë kontekst të pranishmit kritikuan operacionin ushtarak turk në Siri dhe i bënë thirrje Ankarasë që të kërkojë zgjidhje të problemeve të saj të lidhura me sigurinë në mënyrë paqësore.
Si përfaqësuese e një shteti fqinj të Turqisë, i cili ka kufi me të me gjatësi 300 kilometra, Ministrja bullgare e punëve të Jashtme nënvizoi sa e rëndësishmja është që kanalet e komunikimit ndërmjet BE-së dhe Turqisë të mbeten të hapura dhe marrëveshja BE-Turqi të vazhdojë të zbatohet siç është zbatuar deri tani.
Dita e Trimërisë - 6 maji u festua në Ditën e Shën Gjergjit dhe para "Memorialit të Luftës Bullgare" në Novo Sello, raportoi BGNES. Memoriali, ku prehen eshtrat e 71 ushtarëve bullgarë, ndodhet pranë qytetit të Strumicës. Në Maqedoninë e..
Pilotët bullgarë kanë përpara një kohë të gjatë trajnimi intensiv. Këtë ia tha Radios Kombëtare Bullgare Majori Jason Royko, i cili solli në vend avionin e parë F-16 në fillim të prillit dhe do të mirëpresë 7 avionët e ardhshëm. Royko do të jetë..
Avioni F-16 ka një problem të vogël teknik, i cili do të rregullohet brenda pak ditësh, tha për BNT-në Shefi i Mbrojtjes, Admirali Emill Eftimov. Kjo nuk është një temë që duhet diskutuar kaq gjerësisht. Tema është se modernizimi i ushtrisë bullgare..
Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në..