“Certifikimi përmes të cilit kaluat vetëm përpara disa ditëve tregoi se jeni të përgatitur për kryerjen e detyrave, me të cilat do të jeni të ngarkuar në Afganistan. Tani i vjen radha më të vështirës - të paraqisni në mënyrë kategorike karakterin tuaj të fortë, të demonstroni shpirtin tuaj të lartë luftarak, disiplinën ushtarake dhe profesionalizmin”. Këtë e deklaroi zëvendës shefi i mbrojtjes gjeneral-togeri Dimitër Iliev në përshëndetjen e tij ndaj ushtarakëve, të cilët nisen për të marrë pjesë në misionin “Përkrahje vendimtare” në Afganistan, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Ceremonia rreth përcjelljes së kontingjentit të 39 nga Ushtria Bullgare u zhvillua në sheshin përpara godinës administrative të bashkisë së qytetit Stara Zagora. Në emër të ministrit zëvendës-shefi i mbrojtjes i dhuroi kontingjentit një ikonë të Shën Gjergjit Fitimtar.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..