Për vizitë në Bullgari është Kryeministri i Kamboxhias Huan Sen. Kryeministri bullgar Bojko Borisov diskutoi me mysafirin aktivizimin e lidhjeve ekonomike bilaterale, inkurajimin e kontakteve të biznesit ndërmjet të dyja vendeve, zhvillimin e investimeve dypalëshe.
Pala bullgare deklaroi gatishmëri për veprime të përbashkëta në zhvillimin regjional dhe punimet publike, mbrojtjen e mjedisit dhe përgatitjen e specialistëve në fushën e energjetikës.
Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme Ekaterina Zaharieva shqyrtoi me Kryeministrin e Mbretërisë së Kamboxhias Samdech Techo Hun Sen zhvillimin e marrëdhënieve tregtare mes Bullgarisë dhe Kamboxhias. Ka një interes të konsiderueshëm nga ana e biznesit bullgar për zhvillimin e lidhjeve tregtare me Kamboxhian, nënvizoi Ministrja Zaharieva. Për vitin 2018 këmbimi i mallrave mes dy vendeve kap shumën 6.2 mln dollarë dhe konstaton një rritje prej 12.7% kundrejt vitit 2017. Është regjistruar rritje prej 161.5% në eksportin bullgar, i cili kap shumën 3.4 mln dollarë amerikanë për vitin 2017. Edhe të dyja vendet ishin unanimë se megjithë tendencat pozitive këmbimi tregtar nuk u përgjigjet mundësive të bashkëpunimit dypalësh.
Presidenti Rumen Radev dhe Kryeministri i Mbretërisë së Kamboxhias Hun Sen diskutuan në Sofje perspektivat për bashkëpunim dypalësh ekonomiko-tregtar. Në takim mori pjesë edhe Nënpresidentja Ilijana Jotova. Gjatë bisedimit u theksuan bujqësia dhe prodhimi i ushqimeve, farmacia, teknologjitë informative dhe ndërtimi si sfera me perspektive shumë të madhe. Një hap i rëndësishëm në këtë drejtim është gjithashtu nënshkrimi në kuadrin e vizitës së Hun Senit në Bullgari i një Marrëveshjeje dypalëshe për bashkëpunim ekonomik, shkencor dhe teknik.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..