Një tas me gjellën e ngrohtë më karakteristike dhe të shijshme bullgare do të mbledhë në festën e Rodopeve adhuruesit e fasules së fshatit Smiljan. Edhe sikur të vijnë miq nga i gjithë vendi për çdonjërin do të ketë nga një tas nga specialiteti i cili e ledhaton qiellzën me aromën e nenexhikut dhe të gjalpit të ngrohtë.
Një shpërthim në ajër do të shpallë më 19 tetor hapjen e Festës së Fasules së Smiljanit në fshatin me të njëjtin emër, të vendosur në të dyja brigjet e lumit Arda. Në frymën e festës, përshëndetja e salutimit do të jepet nga një armë autentike – “Një top fasuleje”. Ajo është një kopje e “Topit legjendar prej dru qershie” – të punuar nga luftëtarët për lirinë e Bullgarisë gjatë vitit 1876.
"E quajmë topin “prej fasuleje” jo sepse gjëmon me fasule, por për shkak të dy “kokrrave prej fasuleje ”në vend të rrotave – tregon Ilija Godev, sekretar i vatrës së kulturës vendase “Profesor Asen Zllatarov”. Ne kemi një traditë tanimë të punuar dhe një njeri të posaçëm i cili përgatit lëndën shpërthyese, me qenë se gjuhet me barut. Topi prej fasuleje nxirret me dorë në sheshin përpara vatrës së kulturës, ku vendoset skena e hapur, ndizet dhe kështu vihet fillimi i festës."
Festa e fasules së Smiljanit zhvillohet çdo vit aty nga fundi i muajit tetor, kur banuesit e fshatit tanimë kanë mbledhur rendimentin e vet. Atëherë ata mund të argëtojnë dhe të shijojnë produktet e rritura dhe të nxjerra nga duart e tyre. Në festë do të paraqitet dhe një ekspozitë e prodhuesve. Ata do të garojnë për një banak të angazhuar më tepër – jo vetëm me fasulen e Smiljanit , por dhe me gjëra të tjera karakteristike për këtë rajon-mjaltë, bimë të thata, patate, prodhime të qumështit, produkte me marinadë të llojeve të ndryshme të kërpudhave. Është parashikuar po kështu një program muzikor-humoristik me pjesëmarrjen e miqve dhe të grupeve vendase pranë vatrës së kulturës, shkollës dhe kopshtit të fëmijëve. Dhe akoma: një vrapim malor, “Fasulja e Smiljanit”, “Lojë me fasule” dhe konkurs për një pikturë në të cilën fëmijët do të paraqesin pikturat e veta prej kokrrave nga po kjo fasule.
Kemi një pikturë në përmbledhjen etnografike “Fasulja e Smiljanit dhe papuçet karakteristike rodopëse”, që fëmija i ka bërë prej shkume – ka vënë një tenxhere të madhe me shënim poshtë ”Mars” dhe ka shtuar “Ushqim për kozmonaut” – e vazhdon tregimin e vet Ilija Godev. Ka ide të ndryshme dhe origjinale, me qenë se imagjinata e fëmijëve nuk ka kufi. Sigurisht që shpeshherë me punimin është angazhuar tërë familja – prindër, gjyshe, gjyshër, por e mira e këtij konkursi është se u jep mundësi përfaqësuesve të brezave në një familje të kalojnë një farë kohe bashkë, derisa përgatisin pikturat me kokrra fasuleje.
Në festën e vet fshati Smiljan pret minimum 4 mijë miq, aq sa kanë ardhur dhe gjatë vitit të kaluar. Atëherë që të gjithë miqtë kanë qenë të qerasur me gjellë, të përgatitur nga përgjithësisht 300 kilogramë fasule. Kuptohet, vendasit dhe kësaj radhe do të japin kurban për shëndet dhe çorbë groshe me një shije të papërsëritshme, të ushqyer edhe më shumë nga magjia e festës.
Kjo larmi e groshës dallohet me një përmbajtje më të lartë të proteinave bimore, kurse si shije – me trashësi dhe yndyrësi të strukturës së kokrrave – sqaron Ilija Godev. Produkti rritet jashtëzakonisht në ekonomitë shtëpiake, dhe jo si një kulturë industriale. Çdo familje në fshat mbjell fasule kryesisht për nevojat e veta personale, pavarësisht se me rritjen e interesit të tregut tanimë kemi dhe sipërfaqe më të mëdha. Më e madhja prej tyre është 2,5 akra me fasule.
Që të mund të hapë shpirtin e vet, fasules së Smiljanit i duhen vetëm dy gjëra-nenexhik dhe gjalpë i shkrirë, i cili shtohet në momentin e fundit. Në qoftë se nuk besoni, shkoni në festën e fshatit Smiljan që të provoni nga çorba me groshë e gatuar në mënyrë virtuoze, kurse po të kini fat – të mësoni dhe sekrete të tjera për përgatitjen e përsosur të gjellës më bullgare.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv personal
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..