Me rëndësi të madhe për Ballkanin, regjionin dhe marrëdhëniet tona të fqinjësisë së mire me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është nisja e negociatave dhe perspektiva e tyre evropiane. Do të ishte një gabim historik, në se nuk i lejojmë Shkupin dhe Tiranën që të fillojnë negociatat për aderim në BE. Këtë e tha Bojko Borisovi para fillimit të mbledhjes së sotme të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Sipas fjalëve të tij Bullgaria nuk do ta lejonte veten të pengonte fillimin e negociatave, sepse edhe pas nisjes së tyre mund të kërkojmë zgjidhjen e çështjeve të hapura.Pyetjes së një gazetari lidhur me ngjarjet në Sirinë Verilindore, Kryeministri Borisov iu përgjigj: “Ne kemi përkrahur Turqinë gjithmonë kur ajo ka pasur probleme me migracionin, me kampet e refugjatëve dhe për këtë bile kemi dhënë para. Por deri sa ajo zhvillon veprime ushtarake, unë nuk mund ta përkrahë” – tha Kryeministri dhe deklaroi kategorikisht se lufta duhet të përfundojë.
Qytetarët duhet të qëndrojnë të qetë për futjen e euros në Bullgari nga 1 janari 2026, pasi Banka Kombëtare Bullgare (BNB) dhe bankat tregtare janë gati për të gjitha proceset që lidhen me konvertimin e monedhës dhe shpërndarjen e kartëmonedhave euro...
Pranimi i euros më 1 janar 2026 është “një nga etapat më të rëndësishme në rrugën evropiane të Bullgarisë”, deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në konferencën “Bullgaria në prag të eurozonës” që u mbajt në Sofje.Në forumin e zhvilluar në..
Komisioni për peticione në Parlamentin Evropian vendosi të ndjekë nga afër gjendjen e sigurisë rrugore në Bullgari. Kjo ndodhi pasi u shqyrtua kërkesa e Rozalina Gadjuçkova, e cila jeton në Mbretërinë e Bashkuar. Para eurodeputetëve, ajo deklaroi se..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..