Gjendjen e mjedisit mediatik në Bullgari, besimin e qytetarëve në mediat, standardet profesionale në gazetari, modelet e financimit të mediave dhe pavarësinë e politikës së redaksive diskutuan sot në Sofje Presidenti Rumen Radev dhe Sekretari i Përgjithshëm i “Reporterëve pa Kufij” Christophe Deloire.
Sipas Ravedvit vendi i 111-të i Bullgarisë në Indeksin e Lirisë së Shtypit të “Reporterëve pa Kufij” është shqetësues para së gjithësh për shkak të problemeve serioze të konstatuara në sferën e mediave - ajo, e cila duhet të jetë baza e demokracisë. Mungesa e ligjit adekaut për të gjitha mediat, i cili të formulojë standarde konkrete, është ndër arsyet për gjendjen e mjedisit mediatik në Bullgari, ishte thënë në takim. Sipas fjalëve të Presidentit financimi është çështja me rëndësi më të madhe për garantimin e lirisë, pavarësisë dhe pluralizmit në mediat dhe ka nevojë për kritere të qarta për akses në financimin evropian dhe për shpërndarjen e drejtë të tij.
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore dhe jugqendrore të vendit, reshjet do të dobësohen, por megjithatë në disa vende do të ketë reshje të..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet nëse nuk përmbushen kushtet e nevojshme, njoftoi një zëdhënës i institucionit gjatë një konference..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..