Në Universitetin e Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” u inaugurua ekspozita “Tungjatjeta, emri im është Tirana!” Ekspozita prezanton 40 fotografi të vjetra të Tiranës që nga viti 1920 kur ajo u bë kryeqytet i Shqipërisë dhe përfshin periudha të ndryshme të zhvillimit të kryeqytetit. Fotografitë janë siguruar nga Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, ndërsa aktiviteti realizohet në bashkëpunim mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Universitetit të Sofjes.
Zëvendësrektori i Universitetit doc. dr. Georgi Vëllçev përshëndeti të pranishmit duke shprehur kënaqësinë e vet për paraqitjen e ekspozitës interesante në godinën e Universitetit të Sofjes.
Ambasadorja e Shqipërisë në Sofje, Shkëlqesia e saj Donika Hoxha, vuri në dukje nga ana e vet se Tirana është themeluar që në vitin 1614 dhe rikujtoi shkurtimisht momentet më të rëndësishme të zhvillimit të saj. Ambasadorja u kushtoi vëmendje monumenteve të rëndësishme historike të qytetit, bulevardeve të mëdha dhe shesheve të Tiranës, godinave të institucioneve kulturore, duke përmendur emrat e arkitektëve të cilët kanë kontribuuar për pamjen e sotme të qytetit.
Ekspozita mund të shihet deri më 25 tetor 2019.Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës. Filmi triumfoi në konkurrencë me 95 tituj, njofton BTA. “Brenda pak ditësh fituam çmimin e kritikës..
Të premten e tretë të nëntorit, me iniciativën e Fondacionit të Leximit, në Bullgari organizohet edicioni i tretë i Ditës Kombëtare të Leximit nën moton: "Lexoni. Vërtet". Sipas të dhënave nga studimi ndërkombëtar PISA2022 i OECD-së, 53% e..
Një nga ngjarjet më të rëndësishme në hartën kulturore të Bullgarisë – Festivali i artit operistik dhe baletik në Stara Zagora, fillon tradicionalisht me premierën e mikpritësve nga Opera e Stara Zagorës. Më 21 dhe 22 nëntor, trupa e parë operistike jashtë..
Filmi “Made in EU” i regjisorit Stefan Komandarev fitoi Çmimin e Madh të Publikut në edicionin e 63-të të Festivalit të Filmit në Hihon të Spanjës...