Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po rriten sinjalet për blerjen e votave për zgjedhjet lokale

Ministri Mlladen Marinov
Foto: BGNES

Ministri i punëve të brendshme Mlladen Marinov  shpalli përpara Televizionit Kombëtar Bullgar se me afrimin e rrethit të parë të zgjedhjeve lokale, të caktuar për më 27 tetor, sinjalet për blerjen e votave po rriten. Duke hedhur poshtë akuzat nga opozita se sinjalet kundër qeverisë nuk kontrollohen, ministri informoi se vetëm më 22 tetor janë kontrolluar 6 të tilla. Në pushimoren Nesebër ka kandidatë të arrestuar për zgjedhjet lokale. Si aty  kështu dhe në qytetin Gorna Orjahovica hetohen rastet e lidhura me krimet rreth të drejtave zgjedhore të qytetarëve, saktësoi ministri.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Godina e Ministrisë së Financave

Ministria e Financave prezantoi projektbuxhetin për vitin 2025

Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e shpenzimeve nuk do të kalojë 40 për qind të PBB-së. Projektbuxheti përfshin programin e investimeve..

botuar më 25-02-19 8.46.PD
Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD