41 janë bashkitë të cilat marrin 615 mijë euro në kuadrin e iniciativës së Komisionit Evropian WiFi4EU për akses të lirë tek Interneti, njoftoi Ministria e Transportit, e Teknologjive të Informacionit dhe e Komunikacioneve. Ky është konkursi i tretë i Komisionit Evropian në kuadrin e kësaj nisme. Sipas numrit të vauçerëve të marra në këtë konkurs Bullgaria radhitet në vendin e 16-të, por 227 vauçerët e fituar në tri konkurset e radhitin shtetin në vend të parë përsa i përket bashkive të përfshira në këtë nismë. 246 bashki u regjistruan në portalin e nismës, ndërsa 86 për qind nga bashkitë në vend morën vauçerë për realizimin e Internetit pa tel me shpejtësi të lartë në vendet publike.
Natën do të jetë kryesisht e kthjellët dhe pothuajse e qetë, ndërsa në mëngjes në shumë vende në ultësira, lugina dhe rreth pellgjeve ujore do të ketë mjegull ose re të ulëta me shtresa. Gjatë ditës do të jetë me diell, por në Fushën e Danubit do..
Bullgaria kundërshton me qëndrueshmëri çdo propozim për heqjen e kërkesës për unanimitet në marrjen e vendimeve brenda Politikës së Përbashkët të Jashtme dhe Politikës së Sigurisë të BE-së. Këtë e deklaron ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev,..
“Që nga sot nuk do të ketë më një person që ushtron detyrën e kryetarit të bashkisë së Varnës; detyra do të kryhet nga kryetari i ligjshëm i zgjedhur, BlLagomir Kocev”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësi i tij, Pavell Popov. Sipas Popovit,..
Sasitë e karburanteve në vend janë të mjaftueshme për të furnizuar qytetarët dhe bizneset bullgare për një periudhë të gjatë kohore. Kjo u tha gazetarëve..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Era do të dobësohet dhe do të pushojë. Vende-vende në..
Qeveritarët nuk parashikojnë ndryshime në projektbuxhetin shtetëror të shpallur tashmë për vitin 2026. Kjo u bë e qartë pas një takimi të udhëheqësve të..