Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi Ivan Geshevin kryeprokuror

Ivan Geshev
Foto: BTA

Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi Ivan Geshevin kryeprokuror të ri. Zëvendës kryeprokurori i deritanishëm ishte kandidati i vetëm për postin. Ai fitoi 20 vota “pro” dhe 4 “kundër” në votimin e 24 magjistratëve të lartë.
Dëgjimi në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe pyetjet drejtuar Ivan Geshevit vazhduan më se 10 orë dhe u shoqëruan me bllokimin e qendrës së Sofjes nga demonstruesit. Një grup protestuesish përkrahte Geshevin, ndërsa një grup tjetër hidhte poshtë kandidaturën e zëvendës kryeprokurorit  të deritanishëm.
Nuk e di të më mbështesin qarqe politiko-oligarkike. Kështu Iu përgjigj Ivan Geshevi në procedurën e dëgjimit pyetjes a ka përkrahjen e subjekteve të tilla. Ai shtoi se nuk njeh oligarkë dhe nuk do të lejojë që të ketë “çadër” mbi asnjërin.
“Erdhi koha në të cilën në krye të Prokurorisë të qëndrojë prokuror”, tha kryeprokurori i tanishëm Sotir Cacarov në mbledhjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke shpjeguar pse e përkrahu zëvendësin e tij të deritanishëm në votim. Nga ana e vet kryetari i Gjykatës Supreme të Kasacionit Llozan Panov nuk fshehu se votoi “kundër”, sepse “mungesa e konkurrencës në këtë procedurë na privoi nga mundësia të njihemi me konceptin për zhvillimin e prokurorisë edhe të kandidatëve të tjerë dhe kështu në një mjedis pluralist të vlerësojmë saktë cilësitë e kandidatëve.”
Më 22 korrik 2019 kandidatura e Ivan Geshevit u bë e vetmja për postin e kryeprokurorit të përkrahur edhe nga Sotir Cacarovi. Emri i Ivan Geshevit u dëgjua në hapësirën publike kryesisht me aktakuzën në procesin për falimentimin e Bankës Korporative Tregtare në të cilën i pandehuri kryesor është Cvetan Vasilevi i cili fshihet në Serbi.
Sipas Kushtetutës kryeprokurori emërohet dhe çlirohet nga presidenti me propozim të plenumit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për një afat shtatëvjeçar pa të drejtën e zgjedhjes së dytë. Presidenti nuk mund të refuzojë emërimin ose çlirimin në rast se propozimi bëhet herën e dytë. Kryeprokurori i ri duhet të hyjë në detyrë jo më vonë se 10 janari i vitit 2020, kur përfundon mandati i Sotir Cacarovit.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një organ i posaçëm do të lëshojë leje për investime nga vende jo anëtare të BE-së

Me vendim të qeverisë sot po krijohet Këshilli Ndërinstitucional për Kontrollin e Investimeve të Huaja Direkte. Ai do të shqyrtojë aplikimet për investime të huaja direkte në Bullgari nga investitorë të regjistruar në vende të treta jashtë Bashkimit..

botuar më 25-01-29 2.17.MD
LUKOIL Neftohim Burgas

Dy parti opozitare kërkuan që shteti të blejë “Lukoil” në Burgas

Gjëja më e mirë për të bërë është që shteti të ndërhyjë dhe të blejë “Lukoil”. Atëherë shteti të kërkojë partnerë nëse dëshiron ta operojë vetë.Bullgarët duhet të kenë karburant të lirë. Kështu deklaroi lideri i “DPS-Fillimi i Ri” Deljan Peevski para..

botuar më 25-01-29 11.46.PD
F-16 Block 70

Më 31 janar, i dorëzojnë Bullgarisë avionin e parë ushtarak F-16

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov niset për në Shtetet e Bashkuara më 29 janar. Ai do të marrë pjesë në dorëzimin zyrtar të avionit të parë bullgar F-16 Block 70, që do të bëhet më 31 janar 2025 në bazën industriale të kompanisë prodhuese Lockheed..

botuar më 25-01-29 10.48.PD