Sot, 27 tetor, në Bullgari nga ora 07:00 deri në orën 20:00 po zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve vendore për kryetarë dhe këshilltarë bashkie në gjithsej 265 bashki. Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve janë regjistruar 66 parti, koalicione dhe kandidatë të pavarur, ndërsa për besimin e zgjedhësve do të konkurrojnë afro 12 000 kandidatë për kryetarë bashkie dhe mbi 36 000 kandidatë për këshilltarë bashkie. Të drejtën e votimit, ose të drejtën e zgjedhjes për vendbanimin përkatës e kanë të gjithë qytetarët, të cilët kanë banuar atje të paktën gjatë gjashtë muajve të fundit. Votuesit, të cilët e kanë ndryshuar adresën e tyre pas datës 26 prill, kanë të drejtën e votimit në vendbanimin e tyre të mëparshëm. Shtetasit e huaj gjithashtu kanë të drejtën e votimit, ose të zgjedhjes, por ata duhet të kenë status të qëndrimit të përhershëm në Bullgari dhe gjithashtu duhet të kenë banuar 6 muaj në bashkinë përkatëse. Kandidatët për kryetarë, ose këshilltarë bashkie mund të kalojnë në raundin e dytë në qoftë se grumbullojnë 50 për qind prej votave të vlefshme. Për mirëmbajtjen e rendit në ditën zgjedhore janë angazhuar rreth 14 000 nëpunës të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Të shtunën, në qendër të qytetit Stara Zagora do të kumbojnë kambanëzat e burrave të maskuar kur në qytet do të mbahet Festivali XXIV i Lojërave të Maskaradës. Veprimtaria do të fillojë me një paradë tradicionale të pjesëmarrësve. Babugerë,..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë ditës, vranësirat do të jenë të konsiderueshme. Era nga jug -perëndimi do të intensifikohet dhe do..
Duhet të sigurohen urgjentisht 200 milionë leva shtesë (100 milionë euro) për rritjen e pagave në sektorin publik – për këtë insiston Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) para leximit të dytë të Buxhetit 2025 në sallën plenare, që do të..
Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të..
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë..