Deri në orën 13.00 aktiviteti zgjedhor në vend është 23,54%, bëri të ditur zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) Aleksandër Andreev. Po të bëjmë një krahasim me zgjedhjet e vitit 2015, atëherë aktiviteti ka qenë 25,71%.
Sipas të dhënave të agjencisë sociologjike “Gallup” aktiviteti është më i lartë në qytetet Plovdiv dhe Bllagoevgrad, është më i ulët në Kërxhali dhe Varna. Sipas traditës deri në këtë orë të drejtën e votimit e kanë ushtruar kryesisht votuesit në vendbanimet më të vogla. Më të moshuarit dhe ata të cilët votojnë rregullisht në zgjedhje, vë në dukje “Gallup”.
Zëdhënësi i KQZ-së Aleksandër Andreev bëri të ditur se janë zbatuar katër kërkesa të Kryeprokurorit që nga sot të hiqen imunitetet e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshilltarë bashkie për shkak të disa shkeljeve nga ana e tyre.Partia “Veliçie” njoftoi se sonte nga ora 18:00 po organizon një marsh proteste për shkak të "një manipulimi tjetër zgjedhor që çoi në zëvendësimin e votës së bullgarëve". Procesioni do të fillojë nga monumenti i Mbretit Çlirimtarit..
Grupi luftarak shumëkombësh ka më shumë se dy vjet që funksionon dhe mund të them se sa herë vij shoh koordinim gjithnjë e më të mirë dhe ndërveprim të shkëlqyer. Këtë e tha presidenti dhe komandant suprem i ushtrisë Rumen Radev për gazetarët në..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vendosi t'i dorëzojë "Shërbimit Informativ" protokollet zgjedhore në letër të siguruara nga Gjykata Kushtetuese, si dhe dy mbajtësit teknikë për riregjistrimin e të dhënave nga seksionet me rezultate të kontestuara...
Misioni i fuqive të mesme është të luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe të formojnë veprime kolektive që do të..
Partia “Veliçie” hyn në Parlamentin e 51 - të me 10 deputetë, bëri të ditur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) pas një vendimi të Gjykatës..
Të shtunën , pas reshjeve që priten gjatë natës, temperaturat minimale do të jenë 8 deri në 13 ° në mëngjes. Do të jetë rreth 11 ° në Sofje. Gjatë..