Kushte më të mira jetese, më shumë vende të reja pune dhe rikthim i njerëzve të rinj – për këtë votojnë sot shumica e banorëve të vendbanimeve të vogla të Bullgarisë. Në mbi gjysmën e bashkive të qarkut Kërxhali (Bullgari Jugore) ka vetëm një kandidat për kryetar bashkie, tregojnë të dhënat e komisioneve zgjedhore bashkiake në rajon, informoi BNR – Radio Kërxhali. Një prej tyre është fshati Pripek. Për shkak të mungesës së punës shumica e njerëzve të rinj janë larguar. “Gratë mund të punojnë në një punishte në qytetin e afërt Xhebel, por për burrat nuk ka punë – komentojnë vendasit. – Duhet të hapen vende të reja pune për të rinjtë, përndryshe fshati do të zbrazet krejtësisht”.
Në fshatin e qarkut të Kërxhalit Drangovo gjendja është e njëjtë. “Është e trishtueshme, por tashmë pothuajse nuk ka njerëz të rinj. Të gjithë nisen për në qytetet e mëdha, ose jashtë vendit”, na tregoi Cvetana Topçieva, mësuese fëmijësh në Drangovo. Ajo qetësohet me faktin se ende nuk janë mbyllur shkolla dhe kopshti i fëmijëve për shkak të mungesës së fëmijëve.
Për zgjedhjet interesohen si njerëzit në Drangovo dhe Pripek, ashtu dhe ata në fshatrat e tjera të rajonit të Kërxhalit. Zgjedhësit shpresojnë që kryebashkiakët e rinj të punojnë në sinkron, që të mos ikin njerëzit dhe jeta të përmirësohet, të riparohet infrastruktura rrugore dhe ujësjellësit e vjetër.Ministri i Brendshëm Daniell Mitov njoftoi në një postim në rrjetet sociale se Drejtoria e Përgjithshme për Luftimin e Krimit të Organizuar po punon dhe po gjen sajte ku shiten pajisjet vape me drogë. "Po kërkohet një zgjidhje sistematike që do të..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër Minave Detare në Detin e Zi. Aktualisht, ushtria ukrainase pretendon se ka shkatërruar mbi 100 mina..
Që nga 1 janari ka një zonë zgjedhore jashtë vendit. Në zgjedhjet e reja parlamentare, ajo do të prezantojë listën e tij. Por sa e gjatë do të jetë kjo listë do të vendoset më herët në fund të marsit me ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Mbetet për t'u..
Na duhen dronë për mbikëqyrje ajrore, jo helikopterë dhe aeroplanë për të monitoruar ujërat bullgare, tha për BNT një nga komandantët e Grupit Kundër..
Presidenti Rumen Radev mori pjesë në hapjen e diskutimit me temën "Ku prej këtu me gjyqësorin?", i cili po zhvillohet në Sofje. Forumi organizohet nga..
Qeveria bullgare do të punojë për të rikthyer imazhin e vendit tonë si një partner i besueshëm ekonomik dhe një vend premtues për investime dhe biznes. Këtë..