Për vitin 2020 qeveria bullgare shpreson tek një rritje ekonomike prej 3.4 për qind. Pritet që PBB-ja e parashikuar të jetë 64.8 mlrd euro. Paga mesatare do të jetë mbi 716 euro, deklaroi Ministri i Financave në një takim me biznesin dhe sindikatat në Këshillin kombëtar për bashkëpunim trepalësh. Deri në vitin 2022 papunësia do të ulet në 4 për qind, derisa gjatë 2019-ës ajo mesatare është 4.4 për qind. Gjendja jostabile e jashtme politike dhe vonimi i aktiviteti ekonomik në BE janë rreziqet kryesore para ekonomisë bullgare. Ato mund ta kufizojnë biznesin dhe investimet e reja të pritura. Megjithatë qeveria parashikon në buxhetin e ri rritje të shpenzimeve për personelin me 10 për qind dhe nuk planifikon rritje të tatimeve, tha Goranov.
Përfaqësuesit e popullit bullgar u mblodhën sot për të shtatën herë në përpjekje për të zgjedhur një kryetar të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor, pasi gjashtë të parët nuk ishin me rezultat. Kështu vijon seanca e parë e parlamentit të ri, e..
Përfaqësuesit e popullit nga GERB-SDS dorëzuan në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për interpretimin e dispozitave të Ligjit Themelor të vendit, njoftoi BTA. Deputetët kërkojnë qartësi për çështjen nëse me skadimin e mandatit të anëtarëve të..
Sërish nuk ka kandidatë për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, njoftoi BTA. Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor zhvilloi një mbledhje, duke bërë provën e dytë për të zgjedhur kreun e institucionit. Procedura dështoi në përpjekjen e parë..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..