Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një kartëmonedhë e re prej 50 levave po hyn në qarkullim më 1 nëntor

Kartëmonedha prej 50 levash, emetim i vitit 2019, shkëlqen me dizajn të ri të elementeve siguruese

Foto: BGNES

Pas aplikimit të suksesshëm të shenjave të zgjedhura mbrojtëse mbi kartëmonedhën prej 100 levash gjatë vitit 2018, Banka Popullore Bullgare lëshon në qarkullim nga data 1 nëntor i këtij viti edhe një kartëmonedhë të re prej 50 levash, emetim i vitit 2019. 50 levat e reja ruajnë elementet e veta bazë si dhe dizajnin, por janë futur një sërë elementesh mbrojtëse, të cilat specialistët nga Trezori Qendror i përshkruan me hollësi përpara mediave. Kartëmonedha është me një shtresë speciale  prej llaku, me qëllim zgjatjen e jetës së saj në qarkullim. Ngjyrat dhe pamjet mbi paratë nuk ndryshojnë, por për një orientim më të mirë të njerëzve të verbër është e vendosur një shenjë shtesë, e cila është e përbërë prej katër vijave të trasha dhe shtatë të holla, të vendosura në një kënd në të dyja anët e shkurtra të kartëmonedhës.

Elementi i dytë mbrojtës janë fijet holograme me një efekt optik, të cilat renditen gjatë ndryshimit të këndit të vështrimit mbi imazhet tona të njohura të shpendit dhe të Ikarit mbi kartëmonedhën prej 50 levash. Kartëmonedha e re ka dhe një portret hologram me ngjyra të Penço Sllavejkovit, imazhin e një libri, i cili e ndryshon ngjyrën e tij nga ngjyra e floririt drejt ngjyrës së gjelbër, gjatë ndryshimit të këndit të vështrimit. Noviteti  është një imazh vëllimor tre-dimensioni i numrit 50 dhe efekti “flakë” ku vëzhgohet kalim i ngjyrës nga floria drejt ngjyrës së gjelbër gjatë ndryshimit të këndvështrimit. Një shenjë dalluese e kartëmonedhës së re është dhe ajo e ujit me një rezolutë të lartë, që mund të vihet re gjatë vënies së kartëmonedhës përball një burimi të dritës. 50 levat e vjetra, emetimi i vitit 1999 dhe emetimi i vitit 2006, vazhdojnë të jenë në qarkullim, bashkë me emetimet bankare nga viti 2019 me po këtë vlerë nominale.

Nga Banka Qendrore saktësuan  se, pavarësisht nga shpërndarja e gjerë e pagimeve elektronike, po vihet re një rritje e kërkimit të parave prej letre, gjë e cila shpjegohet me anonimitetin e kësaj metode të pagimit. Përveç kësaj kartëmonedhat prej 50 dhe 20 levash janë mes më shpesh të falsifikuarve, gjë e cila imponon dhe përmirësimin e përhershëm të elementeve mbrojtëse. Prandaj novitete të tilla janë të parashikuara dhe për kartëmonedhat prej 20,10 dhe 5 levash gjatë vitit 2020. Nga ana teknologjike, të rinovohen  tre kartëmonedha njëkohësisht është e mundur, thonë nga Banka Popullore Bullgare, por deri atëherë do të zhvillohet një fushatë e cila do t’i njohë qytetarët me elementet e reja, të cilat do të paraqiten mbi kartëmonedhat më shpesh të përdorura në ditët tona të përditshme.


Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Koha kërkon që mediat publike të jenë të pranishme në shumë më tepër platforma

Radioja Kombëtare Bullgare ishte për herë të parë mikpritëse e Konferencës Vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Mediave Publike ( Public Broadcasters International ). Në të morën pjesë drejtues dhe përfaqësues të mediave publike të radios dhe..

botuar më 25-10-23 7.14.MD

Një model i krijuar nga INSAIT u jep robotëve inteligjencë hapësinore tredimensionale

Instituti për Shkencat Kompjuterike, Inteligjencën Artificiale dhe Teknologjitë (INSAIT) pranë Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” njoftoi lansimin e SPEAR-1 – një model bazë të inteligjencës artificiale, i cili u jep robotëve një kuptim..

botuar më 25-10-23 4.18.MD

Faqja “Berlini Bullgar” fiton gjithnjë e më shumë admirues

Hapësira virtuale, në të cilën mund të gjeni informacion për restorantet bullgare në territorin e Berlinit, shërbimet që ofrojnë bashkatdhetarët tanë – zejtarë, si edhe adresat dhe numrat e telefonit për kontakt me mjekët tanë që punojnë në territorin e..

botuar më 25-10-22 8.00.MD