Pas aplikimit të suksesshëm të shenjave të zgjedhura mbrojtëse mbi kartëmonedhën prej 100 levash gjatë vitit 2018, Banka Popullore Bullgare lëshon në qarkullim nga data 1 nëntor i këtij viti edhe një kartëmonedhë të re prej 50 levash, emetim i vitit 2019. 50 levat e reja ruajnë elementet e veta bazë si dhe dizajnin, por janë futur një sërë elementesh mbrojtëse, të cilat specialistët nga Trezori Qendror i përshkruan me hollësi përpara mediave. Kartëmonedha është me një shtresë speciale prej llaku, me qëllim zgjatjen e jetës së saj në qarkullim. Ngjyrat dhe pamjet mbi paratë nuk ndryshojnë, por për një orientim më të mirë të njerëzve të verbër është e vendosur një shenjë shtesë, e cila është e përbërë prej katër vijave të trasha dhe shtatë të holla, të vendosura në një kënd në të dyja anët e shkurtra të kartëmonedhës.
Elementi i dytë mbrojtës janë fijet holograme me një efekt optik, të cilat renditen gjatë ndryshimit të këndit të vështrimit mbi imazhet tona të njohura të shpendit dhe të Ikarit mbi kartëmonedhën prej 50 levash. Kartëmonedha e re ka dhe një portret hologram me ngjyra të Penço Sllavejkovit, imazhin e një libri, i cili e ndryshon ngjyrën e tij nga ngjyra e floririt drejt ngjyrës së gjelbër, gjatë ndryshimit të këndit të vështrimit. Noviteti është një imazh vëllimor tre-dimensioni i numrit 50 dhe efekti “flakë” ku vëzhgohet kalim i ngjyrës nga floria drejt ngjyrës së gjelbër gjatë ndryshimit të këndvështrimit. Një shenjë dalluese e kartëmonedhës së re është dhe ajo e ujit me një rezolutë të lartë, që mund të vihet re gjatë vënies së kartëmonedhës përball një burimi të dritës. 50 levat e vjetra, emetimi i vitit 1999 dhe emetimi i vitit 2006, vazhdojnë të jenë në qarkullim, bashkë me emetimet bankare nga viti 2019 me po këtë vlerë nominale.
Nga Banka Qendrore saktësuan se, pavarësisht nga shpërndarja e gjerë e pagimeve elektronike, po vihet re një rritje e kërkimit të parave prej letre, gjë e cila shpjegohet me anonimitetin e kësaj metode të pagimit. Përveç kësaj kartëmonedhat prej 50 dhe 20 levash janë mes më shpesh të falsifikuarve, gjë e cila imponon dhe përmirësimin e përhershëm të elementeve mbrojtëse. Prandaj novitete të tilla janë të parashikuara dhe për kartëmonedhat prej 20,10 dhe 5 levash gjatë vitit 2020. Nga ana teknologjike, të rinovohen tre kartëmonedha njëkohësisht është e mundur, thonë nga Banka Popullore Bullgare, por deri atëherë do të zhvillohet një fushatë e cila do t’i njohë qytetarët me elementet e reja, të cilat do të paraqiten mbi kartëmonedhat më shpesh të përdorura në ditët tona të përditshme.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..
Për të shtatën herë radhazi, brenda tre viteve, Bullgaria zgjedh sërish përfaqësues të popullit. Ashtu si në votimin e fundit në qershor të këtij viti, pjesëmarrja në votime është e ulët. Sipas një sondazhi të Radio Bullgarisë në qendër të Sofjes,..
Personat me aftësi të kufizuara në Bullgari përballen me shumë vështirësi në jetën e tyre. Por përveç pengesave thjesht fizike, ka edhe pengesa në nivelin e aksesit në informacion dhe shërbimeve administrative. Edhe në ditën e zgjedhjeve, kur të gjithë..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..