Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u klasifikua për herë të parë në karrierën e tij për çerekfinalet e turneut “Masters”në kryeqytetin francez Paris me çmime për 5.21 miliona euro.
Dimitrovi eliminoi në raundin e dytë austriakun Dominic Thiem, i cili po ndodhet në vendin e pestë në ranglistën botërore, me rezultat 6:3, 6:2 për 72 minuta. Me këtë fitore bullgario i siguroi vetes 133985 euro dhe 180 pika për ranglistën botërore, në të cilën aktualisht ndodhet në pozitën e 27-të.
Në çerekfinale ai do të luajë kundër kilianit 23-vjeçar Cristian Garín.
Nënkampionia olimpike në gjimnastikë ritmike nga Lojërat në Paris dhe kampionia evropiane për vitin 2023 Borjana Kalejn është kandidatja bullgarë për anëtare të Komisionit të Atletëve të Komitetit Olimpik Evropian. Zgjedhjet do të zhvillohen..
Bullgaria do të përfaqësohet nga 16 atletë në Kampionatin Ballkanik të Krosit që zhvillohet sot në Oradea të Rumanisë. Në ekip përfshihet kampioni ballkanik i meshkujve Ivo Ballabanov - atleti ynë më i fortë në vrapimin e distancave të gjata në vitet..
Në pistën e Aeroportit "Vasill Levski" në Sofje, dy përfaqësues të Federatës së Sporteve të Fuqisë "Strongman" u përballën me një aeroplan pasagjerësh prej 40 tonësh, Airbus A220-300 – aeroplani më i ri i kompanisë ajrore kombëtare "Bulgaria Air"...