Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Praktikisht në Bullgari nuk ka kartëmonedha të falsifikuara

Që nga data 1 nëntor Banka Popullore Bullgare lëshoi në qarkullim një kartëmonedhë të re prej 50 levash me elemente më të mira sigurie. Nga banka saktësuan se megjithë përhapjen e gjerë të pagimeve elektronike ka rritje të kërkimit të bankënotave dhe kjo shpjegohet me anonimitetin e këtij pagimi.

Në analizën e fundit tremujore të parave në qarkullim Banka Popullore Bullgare bëri të ditur se Qendra e saj për analizë ka shpallur të pavlefshme vetëm 527 bankënota bullgare, të cilat kanë qenë në qarkullim. Në krahasim me tremujorin e dytë të këtij viti numri i tyre është me 297 më shumë. Megjithë këtë tendencë në rritje, kartëmonedhat e falsifikuara në vend janë shumë të pakta dhe risku që t’ju gënjejnë me bankënota të falsifikuara praktikisht është zero.

Si mund të shpjegohet kjo dukuri duke pasur parasysh faktin se bankënota të falsifikuara ka kudo në botë dhe se Bullgaria nuk është përjashtim?

Levi bullgar (BGN) është valuta zyrtare në vend. Kjo valutë është shumë stabile për shkak të bordit monetar te ne, sipas të cilit levi është i fiksuar ndaj kursit të këmbimit të euros, përafërsisht 2 leva për 1 euro. Pra, nëse i besoni euros, duhet t’i besoni edhe levit bullgar. Akoma më tepër se pritet që në fund të prillit të vitit 2020 Bullgaria të aderohet në mekanizmin e këmbimit valutor ERM2 të eurozonës, ku duhet të presë deri në aderimin e saj në këtë zonë valutore dhe aplikimin e euros si valutë zyrtare. 

Mirëpo, deri atëherë levi bullgar do të mbetet “në pushtet”, akoma më tepër se aktualisht ai është stabil, ka aftësi të mira blerëse dhe vlerë artistike.

Banka Popullore Bullgare filloi të emitojë kartëmonedha që në vitin 1885. Në Bullgari bankënotat në qarkullim janë prej 2, 5, 10, 20, 50 dhe 100 levash. Ajo prej 2 levash është pothuajse e zhdukur për shkak të këmbimit të saj me monedha. Paratë prej metali janë prej 1, 2, 5, 10, 20, 50 stotinkash dhe 1 dhe 2 levash (kini kujdes, sepse ato ngjajnë shumë me monedhat EUR). Në kartëmonedhat dhe paratë prej metali janë pikturuar personalitete të shquara historike, si dhe monumente të njohura bullgare. Më shumë falsifikohen kartëmonedhat prej 20 levash, më rrallë – ato prej 50 dhe 10 levash. Vlera e përgjithshme e parave në qarkullim kap shumën 18 305.9 mln leva ose 9.36 mlrd euro.

Tashmë disa vjet Banka Popullore Bullgare disponon një punishte shumë moderne ku priten bankënotat dhe monedhat bullgare në përputhje me të gjitha kërkesat bashkëkohore për siguri dhe cilësi. Kjo punishte madje prodhon fletëvotimet për zgjedhjet e ndryshme . ndoshta ky është dhe një prej shpjegimeve se pse bankënotat bullgare nuk falsifikohen shumë – ato janë të mbrojtura shumë mirë dhe përveç kësaj ende nuk janë shumë të përhapura në tregjet financiare ndërkombëtare, ku zotërojnë dollari dhe euroja. Në këtë lidhje duhet thënë se kontingjenti kriminal bullgar prej falsifikatorësh preferon më tepër euron dhe policia jo rrallë zbulon punishte ilegale për prerje eurosh në vend.

Herë ose vonë levi bullgar do të zëvendësohet nga euroja. Por deri atëherë mbetet akoma kohë dhe ai do të vazhdojë të vlerësohet si nga bullgarët, ashtu dhe nga të huajit, të cilët e vizitojnë Bullgarinë me raste të ndryshme.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbërrin ngarkesa e parë e gazit natyror nga terminali i Aleksandrupolis

Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..

botuar më 24-10-03 4.51.MD

Në Burgas po hapet një uzinë për automobila të blinduar

Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..

botuar më 24-10-01 5.10.PD

Pritshmëritë e biznesit janë ulur për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik

Në shtator, treguesi i përgjithshëm i klimës së biznesit në vend u ul me 1 pikë krahasuar me muajin gusht, për shkak të vlerësimeve më pak të favorshme në industri. Treguesi në sektor bie me 5.2 pikë dhe menaxherët raportojnë ulje të aktivitetit..

botuar më 24-09-30 1.41.MD